Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden, Veliaj duhet të rikandidojë

Mungesa e dekretimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të ri të Brendshëm nga Presidenti i Republikës, ka ngritur disa pikëpyetje mbi arsyet edhe pse Ilir Meta është brenda afatit të përcaktuar nga ligji, 7 ditë. I ftuar në studion e emisionit ’45 Minuta’, deputeti i PS, Alket Hyseni u shpreh se roli i Presidentit është honoforik.

Gjeneral Lleshi është një personalitet, që ka punuar pranë kryeministrit. Kam besim që kandidati për ministër i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për një ministër dhe jam i bindur që do të kryejë atë detyrë. Presidenti ka 7 ditë afat. Në krye të 7 ditëve është i detyruar të shprehet për dekretin. Brenda këtyre ditëve mund të bëjë verifikimet e nevojshme për kriteret formale.

Presidenti shqyrton dekretin nga pikëpamja honorifike. Nuk shikoj asnjë ngërç. Besoj që Meta do të sjellë dekretin ditën e shtunë në parlament. Besoj që Presidenti në përmbushje të afatit do e dekretojë emërimin e ministrit të ri dhe parlamenti në seancën e radhës do të emërojë ministrin e ri. Nëse nuk dekretohet? Ministri në detyrë Xhafaj do të vazhdojë. Por nuk mendoj se këshilltarët e presidentët do të çmenden, nuk mendoj se do i lerë presidenti që të çmenden. Nuk mendoj se Presidenti do të shkelte Kushtetutën. Po nëse do ta shkelte? Pasojat janë në Kushtetutë. Jam i bindur se Presidenti nuk do ta çojë veten të shkelë Kushtetutën.

Alket Hyseni

Deputeti i PS kishte një mesazh për Presidentin edhe për dekretin e kreut të SHISH që ende është pa përgjigje. “Presidenti duhet të jepte arsyet. Por me shërbimin informativ nuk mund të bëhet kapriço’.

Alket Hyseni komentoi edhe rastin e vrasjes së minoritarit grek në Gjirokastër. Ai tha se policia bëri detyrën, ndërsa tensioni u krijua sipas tij nga ekstremistët që janë të shumtë në të dy anët e kufirit.

Deklarata e Theodoros Pangalos ka qenë realiste, por nuk është se na ka ardhur në ndihmë. Tensioni u krijua nga ekstremistët. Ka shumë elementë ekstremistë në të dy krahët, që mbahen në vëzhgim nga institucionet e sigurisë, por nuk mund të pretendojmë se nuk do të ketë kurrë, por që të jenë të izoluar dhe në minorancë. Inkurajojmë policinë të zbatojë ligjin me përpikmëri, aq më tepër kundër atyre që shfaqin nota ekstremistë dhe cenojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Alket Hyseni

E ndërsa pritet që Presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe partitë të ndezin zyrtarisht motorët për fushatën, Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.

Zoti Veliaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë, pasi shumë herët në mëngjes dhe deri vonë është në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Pastaj do të jetë populli që do e vlerësojë. Sondazhet e nxjerrin mbi 63%. Nëse do të votohej këtë fundjavë Veliaj do të merrte 63%, ndërsa opozita 30% e ca. Veliajn e kemi kandidatin më të mirë të mundshëm.

Alket Hyseni

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve