Demokratët zgjedhin kryetarin e ri në Vlorë, Genc Deromemaj fiton me 12 vota diferencë përballë Gjergj Nikës

Partia Demokratike dega Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri. Demokratët e Vlorës do të drejtohen nga Genc Deromemaj, një eksponent i njohur i PD në këtë qark. PD zgjodhi sot edhe kryetarin e ri të degës Shkodër, Xhevdet Amuli. (LEXO KËTU)

Shqiptarja.com ka mësuar se kanë votuar 352 votuesë, ndërkohë që Deromemaj ka fituar me vetëm 12 vota diferencë ndaj kandidatit tjetër Gjergj Nika. Deromemaj ka marrë 180 vota ndërsa Nika ka marrë 168 vota. 4 vota të numëruara kanë qenë të pavlefshme.

Në vitin 2015, Deromemaj kandidoi për të marrë kryesimin  e bashkisë së Vlorës, përballë kandidatit fitues të socialistëve, Dritan Leli. Kjo betejë, u humb nga Deromemaj, pasi Leli fitoi me një diferencë prej 15 mijë votash.

PD ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në rrethe që prej mëse 1 jave. Tashmë janë zgjedhur kryetarët e degëve të PD, në Gjirokastër, Fier, Durrës, Dibër e Berat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reshati: 01/12/2018 18:32

    Epo kjo pune kshu, kryetari qe zgjidhet ose do jete spiun ose djale kryespiuni. Variant tjeter sk. Ky me bab e vlla bashk rropen nga te gjitha anet Demokracia per keta kryespiun e kryehajdut paska ardh

    Përgjigju
  • Boti: 01/12/2018 18:01

    Bravo. Votuesit ku therret kiameti, i votuari me kostum. Hajde tufe delesh hajde. Hapnoi syteee o milet se po u rrjepin per shtate breza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet