Dënimi i PD për shpifje ndaj Veliajt, Basha sulmon gjyqtaren: Kamikaze e korruptuar
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas dënimit të PD nga Gjykata e Tiranës me 1 milion lekë, për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu demokrat sulmon gjyqtaren e Tiranës që ka dhënë vendimin, Regleta Panajoti, duke e quajtur kamikaze e korruptuar. Sipas tij, dënimi i anëtarit të këshillit bashkiak demokrat, Akil Kraja pse denoncoi Veliajn për rritjen e çmimit të ujit, nuk do t'i mbyllë gojën opozitës.
As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.
Lulzim Basha, kryetar i PD
Gjykata e rrethit gjyqesor Tiranë ka dënuar sot Partinë Demokratike për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor paraditen e sotme dhe sipas verdiktit të gjykatës, PD-ja i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Veliaj kishte hedhur në gjyq për shpifje këshilltarin bashkiak të PD, Akil Kraja, për një akuzë të këtij të fundit lidhur me rritjen e çmimit të ujit në jryeqytet.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama e përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar atë si inaugurimit e "Fondit të Edukimit" që është hapur në PS, i cili do të mbledhë paratë e fituara nga gjyqet dhe do t'i investojë për kopshte dhe shkolla. Ai tha gjithashtu se ka gati 12 paditë e para antishpifje, të cilat do t'i dërgojë në Gjykatë.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.7%
-
Keq
62.6%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 744
Lajme të tjera
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Veliaj në Hollandë, takon Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb
25 Prill, 20:18
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
VIDEO/ Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë
24 Prill, 14:38
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht 'Qytetar Nderi' në Komunën e Bujanocit
23 Prill, 18:20
-
Panairi i Teknologjisë në Hanover, Veliaj: Interes i jashtëzakonshëm për zonën e lirë ekonomike
23 Prill, 11:54
Ke te drejte se dhe basha pjella e Enverit eshte gjaku i tij.Duhet et beje adn
PërgjigjuIK MOR PALLE
PërgjigjuShtypja koken morrave te kuq