Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA dhe e Gjermanisë: Kush e ka radhën? Askush nuk qëndron mbi ligjin

Dënimi i Shullazit, ambasada e SHBA dhe e Gjermanisë: Kush e ka radhën? Askush nuk qëndron mbi ligjin

Ambasada e SHBA në Tiranë

TIRANE - Ambasada e SHBA dhe ajo e Gjermanisë në vendin tonë kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që dënoi Emiljano Shullazin me 14 vite burg. Në një njoftim për mediat, ambasada e SHBA e cilëson këtë vendim si hap domethënës përpara qytetarëve të cilët presin drejtësi nga sistemi gjyqësor. Gjithashtu, ambasada e SHBA vlerëson edhe punën e prokurorëve të cilët bindën gjykatën me prova për fajësinë e Shullazit dhe katër anëtarëve të bandës së tij.

Ambasada e SHBA nuk ndalet me kaq, por insiston për ashpërsim të luftës kundër krimit të organizuar duke theksuar në këtë reagim se qytetarët shqiptarë shtrojnë pyetjen: Kush e ka radhën?. Bosët e krimit dhe kriminelët, sipas ambasadës së SHBA, e kanë vendin në burg.

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Ambasada e SHBA në Tiranë

Edhe ambasadorja gjermane Tiranë, Sussane Schutz ka përshëndetur vendimin e gjykatës. Ajo inkurajon drejtësinë shqiptare në përballje me krimin e organizuar, kjo edhe si një nga detyrat e Bashkimit Europian për të avancuar procesin e anëtarësimit.  

 

E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri. Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Sussane Schutz, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin me 14 vite burg, ndërsa katër anëtarët e tjerë të bandës u dënuan përkatësisht: 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Indrit Qyqjan, 10 vite për Indrit Zelën dhe 9 vite burg për Blerim Shullazin, për akuzat e gjobëvënies. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 14/11/2018 14:55

    ilir meta, sali berisha, kryemadhi, lul badha me 46 deputetet e tije edhe 19 deutetet e LSI. nuk jan shume 62 total. po u futen keto me leket qe sekuestrohen edhe pasuri redertohet shqiperia nga fillimi aq dhume kane. behet zvicer.

    Përgjigju
  • Faik: 14/11/2018 12:57

    Fitorja më e madhe do jetë kur tê Dënohen KRYEHAJDUTÊT e POLITIKÊS 28 Vjeçare dhe JO Ciromkat si Shullaz Leshi me shokë !?! Fitore do jetë kur Petrit HAJDUT Vasili bashkë 400-500 Petrita të there të POLITIKËS tê shkojnë në BURG nga 40 VJET e lart dhe tju KONFISKOHET dhe SEKUHESTROHET gjithçka që Posedojnê , këta KRYEHAJDUTË ORDINERË të ZYRAVE të SHTETIT , që VJEDHJEN , ZVATJEN dhe PLAÇKITJEN e SHTETIT SHQIPTAR NUK e quajnë KRIM ????!!!! Prandaj i bëj thirje AMBASADËS AMERIKANE ,DASH dhe FBI që të Gjurmojnë PARATË e KRIMINELËVE me Kollare të POLITIKËS dhe të Ndihmojë Drejtësinë e RE dhe ti nxisi ata për të Dënuar SUPER PESHQIT e Mëdhenjë të POLITIKËS

    Përgjigju
  • arnisi: 14/11/2018 12:40

    po altin lamaj kur e ka radhen o ambasada amerikane. as emri nuk i permendet si gjithmon vetem shullazi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet