Helmimi në fasoneri/Denoncimi i punonjëses për Report Tv: Skllavëri për 8 mijë lekë në muaj

12 punonjëse të një fasoneri në Durrës mbetën të helmuara pasi kushtet e tyre të punës janë të pa përshtatshme. Paga të ulëta, në shumë raste të pasiguruara, por mbi të gjitha ambientet e punës janë ato që ka çuar punonjësit në helmime të shpesht.

Në shumë raste ngjarjet e tilla janë mbajtur të fshehta, por kur numri është i madh i punjëseve të helmuara atëher publikimet e tyre janë të pashmangshme. Report Tv ka komunikuar me një nga punonjëset e cila prej 20 vitesh është sklave e kohëve moderne, pasi për të siguruar bukën e gojë ajo ka punuar me orë të tëra për të marr një vlerë prej vetëm 8 mijë lekësh në muaj.

Mimoza Muça nga Fushë Kruja tregon vështirësit e të punuarit në një fasoneri. Muça thot se 15 vite ka punuar e pa siguruar, por vetëm 5 vitet e fundit ajo po përfiton një të drejtë që i takon me ligj.

Kam 20 vjet që kam punu, kushtet nuk kanë qën të mira, kam punu 15 pa siguracion fare, tani kohët e fundit kam hy me figuracione.

Ka pasur vështirësi pune jashtë mase. Dylienti ka qënë shumë i keq, nuk përdorinim maskë, as qumësht as kos as asgjë prej gjëjë.

Mimoza Muça punonjëse fasonerie

Ajo tregon se edhe pse punonin me kimikate, pronaret e fasonerive nuk iu ofronin asgjë për tu mbrojtur, përveç disa maskave të thjeshta. E për ushqimet si qumështi që përdoret për largimin e toksinave as që bëhej fjalë.

Paga shumë e vogël, kam punu edhe me pagë 8 mijë lekë në muaj, pastaj rroga u rrit në 12 mijë lekë e pastaj 15 mijë lekë.

Vinin kontrolle nga Inspektoriati i Punës por vetëm për emrin na pyesnin dhe të tjerat i mbyllnin vetë.

Mimoza Muça punonjëse fasonerie

Mimoza thotë që kishte kontrolle nga Inspektorati i Punës, por gjithçka që ata bënin ishte vetëm të pyeturit për emrin, e për pjesën tjetër gjithçka mbyllej me pronarët.

Problemet e punonjëseve të fasonerive janë të përsëritura, pasi edhe një vit më parë disa punonjse të një fasoneri në Fushë Krujë u heluman dhe përfunduan në spital. Edhe për atë rast gjithçka kaloi vetëm me disa kronika televizive, ndërsa nuk u mor asnjë masë për të përmirësuar kushtet e punës për skllevërit e kohëve moderne.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 30/05/2018 06:04

    Keto jane 300,000 vendet e reja te punes. Fasonet vec ankohen se nuk kane fitime. Inspektoriati i punes i korruptuar. Rroga minimale nuk mjafton as per minimalen e jeteses. O shqiptar nese do besh biznes e do punesosh te tjere, mendo sikur do te te punesojne ty, si do ndiheshe po te kishe keto kushte mizerabel? apo ne bashkohemi vec ne nje pike, kur luan futboll kombetarja..!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë