Dita e 14-të/ Protesta e studentëve, lirohet pas 3 orësh 'Zogu i Zi', Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët e studentët e tjerë?

TIRANE- Pas mbarimit të afatit të protestës, që ishte paralajmëuar në orën 14:30, studentët dhe mbështetësit e tyre nga opozita u ndanë në grupe. Një grup u nis në drejtim të Rrugës së Durrësit, për të ndaluar te rrethrrotullimi i 'Zogut të Zi', ndërsa grupi  tjetër qëndroi te Kryeministria. Studentët mbajtën të paralizuar lëvizjen e automjeteve te "Zogu i Zi" për tre orë me radhë, duke shkaktuar kaos dhe trafik kilometrik (Lexo këtu). 

Ndërkohë kryeministri Rama u bëri sërish thirrje studentëve që të zhbllkojnë rrugën e dialogut dhe të qarkullimit rrugor.

Mesditën e sotme, rreth orës 13:45, ka patur disa momente tensioni përpara kryeministrisë, kur disa studentë, por edhe persona të tjerë që i janë bashkuar tubimit të mbështetur nga opozita tentuan të çajnë kordonin e policisë, për t'iu afruar godinës së selisë së qeverisë. Njëri nga studentët deklaroi se qëllimi ishte që të rrethonin godinën e kryeministrisë në mënyrë simbolike, ndërsa akuzoi policinë për provokim. Pas tensionimit të situatës dhe thirrjeve kundër policisë disa nga studentët formuan një kordon përpara efektivëve për të mos lejuar përplasjen. 

Protesta e studentëve, në ditën e 14, mbështetuar edhe nga militantë të PD-së dhe LSI-së ka nisur prej orës 10:00 të ditës së sotme, ndërsa qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës. Grumbullimi i studentëve nisi në orën 09:30 në fakultetet përkatëse, ku vendosën shirita në hyrjet e godinave, ndërsa te 'Ekonomiku' i vendosën drynin më pas nisi marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Refreni ishte i njëjtë: "Plotësoni 8 kërkesat"! "Nuk duam dialog"!

Militantët e opozitës u janë përgjigjur thirrjeve të liderit të PD, Lulzim Basha (lexo këtu) dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi (lexo këtu) për pjesëmarrjen sot në protestë. Mes militantëve është edhe Gentian Gjonaj, i cili hodhi disa tymuese para Kryeministrisë. Kryeministri Rama reagoi duke deklaruar se opozita e gjymtoi protestën, ndërsa ftoi sërish studentët për dialog. Në protestën sotme ndodhen në gatishmëri rreth 500 efektivë policie, pasi i tremben ndonjë konflikti të mundshëm mes protestuesve, pasi ditën e sotme studentëve u janë bashkuar edhe militantët e PD dhe LSI pas thirrjeve nga liderët.

Lista/ Ja të gjitha kërkesat e studentëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Studentët lirojnë pas tre orësh rrethrrotullimin te 'Zogu i Zi', rinis qarkullimi i automjeteve

Studentët mbyllin protestën te "Zogu i Zi" duke zhbllokuar qarkullimin e automjeteve pas rreth tre orësh. Një grup studentësh bllokuan rrugën prej orës 14:00, duke sjellë kaos në trafik. Përshkallëzimi i protestës së studentëve solli bllokimin e qindra automjeteve, duke i penguar të hyjnë në Tiranë. Radhë të gjata kilometrike u krijuan në të katër akset e rrethrrotullimit. Ishte ora 14:00 kur një grup studentësh marshoi nga Kryeministria në drejtim të "Zogut të Zi", duke sjellë probleme të shumta me trafikun në kryeqytet në disa segmente, ndërsa për tre orë me radhë mbajtën të bllokuar një prej arterieve kryesore në hyrje të Tiranës.

Ora 15:10
Vijon që të jetë i bllokuar ‘Zogu i Zi’, rëndohet trafiku/ Studenti: Do të qëndrojmë deri sa të miratohen kërkesat

Studentët vijojnë që mbajnë të bllokuar rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar probleme me qarkullimin te rruga ‘Dritan Hoxha’, por edhe te Rruga e Durrësit. Ndërsa njëri nga studentët thotë për Report Tv se 'Do të qëndrojmë deri sa të miratohen kërkesat'. 

 

Ora 14:57
Protesta/ Përpara Kryeministrisë ndodhet një grup i vogël studentësh

Para Kryeministrisë ndodhet një grup shumë i vogël protestuesish, pasi pjesa më e madhe janë larguar duke u ndarë në grupe. Njëri nga grupet e studentëve bllokoi rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’.

Ora 14:50
Bllokimi i fakulteteve dhe rrugëve, Rama-studentëve: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

Në protestën e sotme një pjesë e studentëve të mbështetur nga opozita i vendosën shiritin disa fakulteteve dhe kyçin ‘Ekonomikut’ duke bllokuar hyrjen edhe për administratën, ndërsa rreth orës 14:30 bllokuan disa rrugë, mes tyre 'Zogu i Zi'. Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se “A mund t'ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”.

Ora 14:45
Protesta/ Studentët bllokojnë ‘Zogun e Zi’ (VIDEO+FOTO)

Studentët janë ndarë në tre grupe, njëri nga të cilët ka bllokuar qarkullimin rrethrrotullimin te ‘Zogu i Zi’.

Ora 14:41
Studentët ndahen në tre grupe

Protesta e sotme ishte njoftuar deri në orën 14:30. Me afrimin e orarit studentët dhe mbështetësit e tyre nga opozita janë ndarë në tre grupe. Sipas të dhënave të para, njëri grup është nisur për te Ministria e Arsimit dhe Sportit te Rruga e Durrësit, tjetri ndodhet te Banka e Shqipërisë, ndërsa grupi tjetër ndodhet te Kryeministria.

Ora 14:40
Pamjet nga lart/ Pakësohen protestuesit përpara kryeministrisë

Pas skadimit të orës 14.30, që ishte afati i fundit i protestës, studentët u ndanë në grupe. Një pjesë e tyre shkoi te ‘Zogu i Zi’, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa pak mbetën te vendi ky nisi dita e 14 e protestës, përballë kryeministrisë.

Ora 13:44
Studenti për Report Tv: Tentuam të rrethojmë Kryeministrinë, por policia na provokoi

Njëri nga studentët u shpreh  për mediat se tentuan të rrethojnë Kryeministrinë në mënyrë simbolike, por u provokuan nga policia. “Tentuam të rrethojmë Kryeministrinë në mënyrë simbolike, por policia na provokoi. Nuk ka dialog me kryeministrin”tha ai.

Ora 13:36
Protesta/ Taulant Muka kërkon të marrë fjalën, një grup studentësh i kundërvihen: Ik, ik, ik...(VIDEO)

Në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, zëvendës ministri i Arsimit me jetëgjatësinë më të shkurtër në këtë post, Taulant Muka, ka kërkuar të marrë fjalën. Por, ky veprim i tij nuk është pritur mirë nga një grup studentësh, të cilët sikurse shihet nga videoja e mëposhtme kanë arritur t’ia marrin edhe nga duart mikrofonin.

Ata i kanë kërkuar të largohet prej aty pasi sipas tyre nuk mund të jetë pjesë e protestës një njeri që kërkon të marrë merita nga kauza e tyre. Muka dëgjohet vetëm teksa thotë “rinia shqiptare…”, pasi ai ndërpritet nga brohoritje njëzëri të disa të rinjve: ik, ik.ik…

Kështu, ish zëvendës ministri i Arsimit është larguar nga mikrofoni duke mos pasur mundësi të shprehë mendimin e tij.

Ora 13:35
Tension në protestë, studentët kordon para policisë për të shmangur incidentet (VIDEO)

Në një moment situata është tensionuar, ndërsa arsyet janë ende të paqarta. Por tensioni ka zgjatur pak sekonda, pasi studentët kanë ndërhyrë duke formuar një kordon para policisë për të shmangur përplasjen e efektivët.

Ora 13:35
Disa studentë tentuan të rrethojnë Kryeministrinë, ndërhyn policia (VIDEO)

Sqarohet arsyeja e tensionimit të situatës te Kryeministria. Një student bëri apel që të krijohet një kordon duke rrethuar Kryeministrinë. Në momentin që studentët tentuan të formojnë kordonin rreth Kryeministrisë nuk u lejuan nga policia duke sjellë reagimin kundër tyre. Por një grup studentët kanë ndërhyrë duke formuar një kordon për të shmangur përplasjen me policinë.

Ora 13:20
Fillon shiu, studenti për Report Tv: Nëse nuk plotësohen kërkesat futemi në grevë

Protestës së sotme i janë bashkuar përveç studentëve edhe qytetarë të ndryshëm nga Kukësi, Dukagjini, Shkodra, por edhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë që në orën 13:00 kanë filluar reshjet e shiut. Megjithatë njeri prej studentëve thotë për Report Tv se ‘nëse kërkesat nuk plotësohen, do të futemi në greve urie”.

Ora 13:02
Basha: E mbështesim me të gjitha mënyrat protestën e studentëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar paraditen e sotme ka deklaruar se forca që drejton mbështet me të gjitha format dhe mënyrat protestën e studentëve (lexo këtu).

Ora 13:01
Militanti i maskuar hedh tymuese, studentët e largojnë nga protesta

Përveç Gentian Gjonajt një tjetër person hodhi tymuese gjatë protestës së sotme. Ai ishte i maskuar që të mos identifikohej duke lënë të kuptohet se është militant partie, por menjëherë sapo hodhi tymuesen studentët e larguan me thirrje në kor ‘ik, ik, ik”.

Ora 12:46
Rama fton sërish studentët për dialog: Do shihemi para festave?

E ndërsa në dy reagimet e para sot në rrjetet sociale kryeministri Rama akuzoi PD dhe LSI për politizim të protestës, në postimin e tretë në Instagram ai fton studentët sërish për dialog për tetë pikat, për të cilat parimisht ka dhënë OK. ‘Do shihemi para festave?” Është pyetja e Ramës për studentët, që përsëritet prej rreth dy javësh.  

Postimi i kryeministrit Rama në Instagram
Ora 12:44
Rama: Zyrtarisht protesta e studentëve u mor peng nga PD dhe LSI

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për protestën para Kryeministrisë. Ai shprehet se sot u zyrtarizua pengmarrja e protestës nga PD dhe LSI. “Forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të PD dhe LSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës” deklaron Rama.

Ora 11:46
Pamjet me dron/ Ja protesta përpara kryeministrisë në ditën e 14-të

Pamjet e filmuara nga droni tregojnë pjesëmarrjen në protestën e studentëve në ditën e 14-të. Protestuaesit janë përqendruar në boulevard, në segmnentin mes kryeministrisë dhe kryesisë së Kuvendit. Në protestë sot janë edhe përfaqësues të partive politike të opozitës si dhe qytetarë

Ora 11:14
Rama: Basha dhe Kryemadhi e gjymtuan protestën, studentë ejani në dialog

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës ditën e sotme para Kryeministrisë. Shefi i qeverisë akuzon Kryemadhin dhe Bashën për politizim të protestës, ndërsa shton se sot para Kryeministrisë nuk ka studentë. “Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me Dialog Bashkëpunim Këmbëngulje për Universitetin” thotë Rama.

Ora 11:11
Studenti: Jo fjalime politike, do i largojmë

Studentët deklarojnë se nuk do të lejojnë që protesta e tyre të politizohet. Njëri prej studentëve tha për Report Tv se nëse do të ketë fjalime politike, ata do të largohen.

Ora 11:11
S’ka pankarta, partitë sjellin foninë para Kryeministrisë

Ndryshe nga protestat e tjera sot nuk janë më pankartat pikante. Ndërkohë që përsa i përket fonisë, u vendos nga persona që nuk janë studentë. Sipas të dhënave mësohet se është sjellë nga një parti politike. Nuk dihen personat, që e sollën, por protesta e sotme mbështetet nga PD dhe LSI.

Ora 11:01
Qytetari nga Elbasani në protestë: Na ndaluan në Sauk, erdhëm në këmbë

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe prindërit. Një qytetar nga Elbasani thotë për Report Tv se policia ndaloi në Sauk makinën me të cilën po vinin. “Jam nga Elbasani, kam dy fëmijë studentë. Na ndaluan në Sauk, na zbritën aty, na thanë ikni në këmbë. Jemi të shqetësuar. Brezi i ri, studentët japin stimul për ndryshim” tha ai.

Ora 10:55
Studentët bllokojnë '9 katëshet' në shenjë proteste (FOTO)

Një pjesë e studentëve, të cilët kanë nisur fillimisht marshimin nga universitetet përkatëse, kanë bllokuar në shenjë proteste kryqëzimin tek ‘9 katëshet’. Pas qëndrimit të tyre në këtë aks, që mendohet se nuk do të zgjasë, ata do t'i drejtohen Kryeministrisë, aty ku është zhvilluar gjatë ditëve të fundit edhe protesta e tyre për plotësimin e tetë kërkesave nga ana e qeverisë. 

Ora 10:53
PD bën ‘tym’ protestën e studentëve (VIDEO)

Ashtu sikur ishte paralajmëruar, protestës së studentëve i janë bashkuar edhe militantët e opozitës. Në nisje të protestës, Gentjan Gjonaj, i njohur si një ndër militantët më aktivë të PD, ka hedhur gjatë tubimit një tymuese para Kryeministrisë. Por kush është Gentjan Gjonaj? (Lexo këtu)

Ora 10:42
Protesta e studentëve në ditën e 14, shtohet numri i forcave policore (VIDEO-FOTO)

Ditën e sotme shihet se ka një numër të shtuar të policisë. Sipas të dhënave paraprake, pritet që të ketë numër të lartë protestuesish përpara Kryeministrisë dhe pikërisht për këtë arsye është rritur dhe numri i forcave policore.

 

Ora 10:21
Një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra, solidarizohen me protestën në Tiranë (VIDEO)

Edhe një grup i vogël studentësh nga Gjirokastra po proteston për tetë kërkesat e parashtruara. Ndryshe nga një pjesë e studentëve të Korcës, ata kanë vendosur që të protestojnë jo duke iu bashkuar studentëve të Tiranës, por duke brohoritur e kundërshtuar në ambientet e jashtme të universitetit të tyre. 

Ora 10:17
Rreth 200 studentë të Korçës nisen drejt Tiranës, për t'iu bashkuar protestës përpara Kryeministrisë

Rreth 200 studentë të qytetit të Korçës mësohet se janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së studentëve të Tiranës, që ka arritur në ditën e 14. Që prej orëve të para të mëngjesit, drejt kryeqytetit janë nisur 4 autobusë.

Ora 09:48
I vendoset shiriti në shenjë proteste edhe Politeknikut

Përpos fakultetit të Drejtësisë në shenjtë proteste studentët i kanë vendosur shiritin edhe Politeknikut.

Shiritat te Universiteti Politeknik në Tiranë
Ora 09:47
Studentët i vendosin kyçin fakultetit të Ekonomikut

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë, pasi janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të vendosur itinerarin e lëvizjes drejt Kryeministrisë i kanë vendosur drynin hyrjes së institucionit duke bllokuar edhe administratën pas bojkotit që i kanë bërë mësimit.

Studentët i vënë drynin portës te Fakultetit Ekonomik

Më pas studentët kanë filluar marshimin drejt protestës para kryeministrisë.

Ora 08:57
Studentët i vendosin shiritin, bllokojnë fakultetin e Drejtësisë (VIDEO)

Studentët e fakultetit të Drejtësisë përpos bojkotit i kanë vendosur shiritin duke bllokuar hyrjen e institucionit duke mos lejuar as administratën. Edhe sot në ditën e 14-të ata do të mblidhen përpara fakultetit më pas do të marshojnë në orën 11:00 drejt Kryeministrisë.

Ora 08:57
Bojkotohet mësimi në Korçë, disa nga studentët pritet që të nisen drejt Tiranës

Në universitetin e Korçës është bojkotuar sërish mësimi nga studentët, ndërkohë që disa prej tyre pritet që të nisen drejt Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 18/12/2018 08:36

    Fiks te populli e ka hallin gjatoshi...dhe ju komentues administrate fiks te trafiku e keni hallin...Respekt per konjakun dhe qe ta kuptoje CaBone...ai po flet per sondazhin e gallupit ku 70% e robve duan te ikin...titra me te kuptueshme se aq sbohen

    Përgjigju
  • Populli p: 17/12/2018 18:47

    Shume keq per studentat qe po etiketohen nga populli si halabak sepse vetem halabaket bllokojne rruget keta nuk Jane studente por nje tufe rrugacesh ndaj policia duhet ti shtypi keta Plehra

    Përgjigju
  • lolita e vertete jo ajo e FB: 17/12/2018 15:51

    Hapni rruget se Tirona eshte e jona! Nuk legjitimohen kerkesat duke bllokuar qarkullimin e qytetareve. Turp tju vije qe lini femije neper furgona tju presin ju!

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 17/12/2018 15:49

    (shpresoj ta publikoni). Opinioni qytetar në përgjithësi është me studentët. Pavarësisht se sa i mbështesin fizikisht. Dialogu me Ramën është i pavlerë. E ka treguar se mashtron dhe kërkon të përfitojë nga marrëveshjet. Nëse janë të plotesueshme kërkesat e studentëve përse nuk i aprovon e pastaj të dialogoje për ti dhënë më shumë siç trumbeton? Thotë që çfarë borxhi i kanë qytetarët dhe studentët e tjerë protestuesve? Po ne çfarë borxhi i kemi Rames dhe ministrave të tij që po na vjedhin me të dy duart e kur kapen në vjedhje bëjnë të paditurin?

    Përgjigju
  • Populli: 17/12/2018 15:38

    C'fare dreqin duan qe bllokojne akset e rrugeve keta Plehra perse nuk vepron policia c'faj Kane njerzit qe tu mohohet e Drejta per te shkuar ne shtepite e tyre Populli kerkon te shtypen me dhune

    Përgjigju
  • toni: 17/12/2018 14:29

    ketyre qe protestojn ketu u intereson te mos kete dialog se keshtu u zgjaten pushimet,se ngelsa jan..

    Përgjigju
  • Konjak: 17/12/2018 13:29

    Protesta e studenteve eshte e vecant,e domosdoshme,jetike.Gjith populli te bashkohet me ta'te djathte te majt te pasur te varfer,me pune e pa pune,intelektual e punetor te rinj e te moshuar,te gjith nje qellim kemi,-perparimin e vendit ,rritjen e mirqenies,zhvillimin teresor te vendit.As kush te mos beje avukatin e dreqit,per te nderprer,leviziet pozitive ,kaq te domosdoshme per popullin shqipetar.

    Përgjigju
    • CaBone: 17/12/2018 14:34

      O daku sta paska dal Ferneti me duket se Konjak paske dhe emrin. Ca doje te thoje ti me kte vlla qe ta kuptojm dhe ne injorantet se ste kuptova un dmth?

  • Fraiku: 17/12/2018 12:38

    Ai me flakadan do jete doktor shkencash si Monika, lajmeroni Muken se mos e ka dhe ky plagjiature hahahahaha. Policia mbas protestes duhet ta marre dhe ta gradoje profesor kete kokezbathur dhe te gjithe bythezbathurit e LSI - PD.

    Përgjigju
  • CaBone: 17/12/2018 12:36

    O rrace e qelbet qe shisnu she b...n per nje pace e pilaf, a e kuptoni sa njerez pa vler jeni? I lepieni kujdo qe ju mashtron per nai interes personal. Ku jeni ju qe e mbani veten si e ardhmja Shqipris o pabuksa ka..i pse nuk diskutoni me qeverin per ato qe keni nevoj sa ju a jep ne goj Lulja me Monen? Duhet tju vij turp e mos te dilni me rrugve gjilbsira se po e shkattroni ate vend. Po thuj qe jeni ber te gjith hajdut e si bien mendja me njeriu per Atdheun ton te dashur. Ju shker.....eft kinezi robt te gjith juve ne shesh e rrug. Rrini ne rradh per pilaf o te njerez te pa skrupullt

    Përgjigju
  • raul: 17/12/2018 08:38

    dhembcakallja Kejdi bashke me Epshurr Brahimk...ne krye te naziskineve te Mamurasit sot ne protest, kujdes....mbajeni ne vezhgim

    Përgjigju
    • Eri: 17/12/2018 11:36

      More si ka mundesi qe 3-4 njerez te pd ose lsi mbydhin universitetet kur 90 perqind duan te vazhdojne meimet Pse rektoret nuk kerkojne ndihmen e policise per kete veprim rugacesh apo jane dhe ata me pd dhe lsi Do te shikojne si do perfundojne dhe ata

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale