Dua Lipa dhe Calum Turner zyrtarizojnë dashurinë, dalin hapur në Nju Jork

 Dua Lipa dhe Calum Turner zyrtarizojnë dashurinë, dalin hapur në Nju Jork

Dua Lipa dhe Calum Turner

Ylli i popit me origjinë shqiptare është fotografuar me aktorin Calum Turner, teksa shëtisnin nëpër rrugët Nju Jork-ut.

28-vjeçarja në një moment eci pas yllit të ‘Masters of Air’ dhe më pas e përqafoi atë, duke i futur duart në xhepat e xhaketës.

34-vjeçari kishte veshur një xhaketë lëkure dhe xhinse të zeza, ndërsa Lipa gjithashtu kishte veshur xhinse të zeza kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë dhe taka të larta.

Takimi i tyre erdhi një ditë pasi dyshja morën pjesë në ceremoninë vjetore Time 100, ku Dua u cilësua si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.

Pas ceremonisë, ata darkuan në restorantin Zero Bond të Nju Jorkut, sipas Us Weekly.

Lajmi se ata ishin në një romancë u konfirmua pasi dyshja simpatike u fotografuan duke u puthur në Los Anxhelos në janar të këtij viti.

Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League

VIDEO/ Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta mposht 2-1 Romën dhe i merr vendin në Champions League