E akuzoi se përfitoi toka nga Ndoka, Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: Një i çmendur, një vend e çmend

E akuzoi se përfitoi toka nga Ndoka, Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: Një i çmendur, një vend e çmend

Sali Berisha dhe Pjerin Ndreu

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka postuar mesazhin e një qytetari, i cili akuzonte deputetin e PS, Pjerin Ndreun se ka marrë përfitime marramendëse dhe tokë nga ish-deputeti, Arben Ndoka.

Sipas qytetarit, e gjithë Lezha e di që ata janë në një bandë kriminale dhe  se në bashkëpunim me drejtorin e portit Shëngjin, transportojnë drogë drejt Italisë.

Postimi i plotë i Berishës: 

Postimit të Berishës i është kundërpërgjigjur vetë Ndreu, i cili i ka përmendur ish-kryeministrit 97-tën, tragjedinë e Gërdecit dhe 21 Janarin, ngjarje për të cilat e ka fajësuar.

Më tej, socialisti sqaroi se as ai dhe vëllezërit e tij nuk kanë përfituar asnjë tokë dhe nuk janë marrë kurrë me drogë ashtu siç pretendon Berisha.

Familjes Ndreu ke për ti pa targën ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti! E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?! “Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend."

Pjerin Ndreu, deputeti i PS-së

Postimi i plotë i Ndreut:  

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, është prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ndoka akuzohet për falsifikimim të dokumenteve dhe shpërdorimi të tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 31/10/2018 16:14

    Lezha eshte e vogel o Pjerin.Ska nevoje per digitalin e Saliut se dihen te gjitha cfare behen aty.Vetem krime tokash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush