POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kërkuan heqjen e arrestit të shtëpisë/ Gjykata refuzon kërkesën e dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko

Arben Cuko dhe Arben Ndoka, dy ish-deputetët e PS gjatë seancës gjyqësore

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko për të hequr masën e sigurisë arrest shtëpie. Dy ish- deputetët e PS, kërkuan heqjen e masës nga Gjykata. Arben Ndoka dhe Arben Çuko u arrestuan gjatë operacionit policor VOL-VO 4 në tetor të vitit 2018.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie më 15 nëntor 2018.  Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Çuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Gjatë “VOL-VO 4” në të gjiothë shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në poranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

f.g.
Komento