I njoftoi Balla, Shqiptarja.com mëson EMRAT e shqiptarëve të arrestuar në Itali dhe Spanjë! Një i dënuar për vrasje tjetri për grabitje

I njoftoi Balla, Shqiptarja.com mëson EMRAT  e shqiptarëve të arrestuar në Itali dhe Spanjë! Një i dënuar për vrasje tjetri për grabitje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë emrin e dy shqiptarëve, të cilën u lajmëruan sot në Kuvend nga ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë interpelancës me deputetin opozitar Ervin Salianji.

Shkelqim Cakoni u arrestua ne Itali, vrau ne 2015 

Gazetari Sokol Dema mëson se është arrestuar në Itali, Shkëlqim Cakoni, i cili edhe sipas Ballës pritet të ekstradohet në Shqipëri ditët në vijim. 

Cakoni në bashkëpunim me Edmond Pulajn pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar për vdekje Mark Rrikan dhe më pas Gjykata e Kurbinit e dënoi me 18 vite burgim për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal. Balla gjatë interpelancës me Salianjin lajmëroi se është arrestuar edhe një shtetas tjetër shqiptar, në Spanjë dhe ai në pritje për t’u ekstraduar.

Ermir Hebovija u arrestua ne Spanje

Ndërkohë në Spanjë u arrestua Ermir Hebovija

Më datë 13.11.2012, rreth orës 14:25 në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Ermir Hebovija, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe të armatosur me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin argjendarinë “Caku”, në pronësi të shtetasit Mithat Çaku. I plagosur në këtë ngjarje ka mbetur vëllai i pronarit të argjendarisë shtetasi Ruzhdi Çaku

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Rrugën për në BE do ta kenë të mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës

Kryeministri grek paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Rrugën për në BE do ta kenë të mbyllur nëse nuk respektojnë marrëveshjen e Prespës