Ekskluzive/ Prokuroria shqiptare nuk e gjen, sekseri i CEZ pozon me Haradinajn/ FOTO

Ekskluzive/ Prokuroria shqiptare nuk e gjen, sekseri i CEZ pozon me Haradinajn/ FOTO

Me rreth të kuq në mes Nuel Kalaj

TIRANE- REPORT TV ka siguruar një foto ekskluzive të Nuel Kalajt, e cila është shkrepur në datë 3 korrik 2018, pra vetëm pak javë më parë në Prishtinë në një aktivitet. Në foto biznesmeni Kalaj, mik i familjes Berisha, shfaqet në krah të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe një tjetër personi.

Biznesmeni nga Prizreni është një emër i njohur për politikën shqiptare dhe jo vetëm. I akuzuar se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH mes kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe qeverisë "Berisha", ai nuk u paraqit për të dëshmuar asnjëherë në Komisionin Hetimor të Kuvendit pas fletëthirrjes.

Aktualisht dosja hetimore e CEZ ndodhet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa hetimet po drejtohen nga Ndini Tavani dhe Erjon Imeraj. Autoritetet shqiptare i kanë dërguar një letërporosi palës kosovare për ta marrë në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura në Shqipëri, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje, pasi ende nuk kanë rënë në gjurmët e biznesmenit, ndërkohë ai shfaqet i qetë duke pozuar në një aktivitet me Haradinajn.

Nuel Kalaj është negociatori kryesor i marrëveshjes mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Report  TV pak kohë më parë zbardhi korrespondencën e Nuel Kalajt me drejtorin e madh të CEZ-it në Çeki, Roman Martin. Në këtë dokument faktohet se negociatat kanë nisur që në 2005.

“Më vjen keq sinqerisht të shoh se pas një pune të lodhshme 4 vjeçare për CEZ-IN, dhe luftës që kam bërë që një kompani e suksesshme si CEZ-i të hynte në tregun energjetik shqiptar,  probleme të tilla të shkatërrojnë frytet e një pune të vështirë, punë që unë dhe zoti Petran kemi bërë për muaj e muaj me radhë, negociata pas negociate që u finalizua me sukses me privatizimin e OSSH” shkruante Kalaj në emailin drejtuar drejtorit të madh të CEZ-it, ku ankohet për punën e drejtuesit të CEZ-it në Shqipëri Jozef Hejsek. Emaili daton më 7 shtator 2009, kohë kur privatizimi i CEZ ishte kryer.

Komisioni hetimor i drejtuar nga Taulant Balla administroi një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili rezultonte se kishte marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 milionë euro. Këto shuma i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009. Për dosjen CEZ, janë marrë në pyetje në prokurori pak kohë më parë Shkëlzen Berisha, ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe një sërë ish-zyrtarësh të tjerë, pasi dyshohen si të implikuar.


Me rreth të kuq në mes Nuel Kalaj, krah kryeministrit te Kosoves, Haradinaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipetari: 22/07/2018 12:56

    Te nderuar komentues Shqipetar nuk jam Enverist ponji gjo po ju shpreh Qe Enver Hoxhae ka pas mire per vleresimin e Kosovareve qe jane popull i keq fakti po e tregon me kete m*tin nue l kalaj dhe me Karamushin zdo mo pergjigje

    Përgjigju
  • Koqevarët: 22/07/2018 06:17

    K**evarurit duan të VJEDHIN dhe GRABISIN Shqipërinë njësoj si ÇAMËT e Shpëtim IDRIZ HAJDUTIT ! Jeni PLEHRA dhe TRADHTARË , prandaj edhe ZOTI ju ka dënuar .

    Përgjigju
  • redi: 21/07/2018 21:46

    Te gjithe njesoj

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/07/2018 21:18

    Pyeteni Ramushin, ai tregon se ku është sepse ky sekseri është antëtar i AAK-s...!!!

    Përgjigju
    • Faik: 22/07/2018 10:54

      Fredi DOBIÇI ka filluar dhe i bën "LAVDE" vetes tij !!!!!!! Hahahahahahahahhhh !!!!???? Po deri këtu ke arritur O Fredi ZGJEBSI që futesh me emra të tjerë si psh : Popull apo Arbëri ??!!!! HAHAHAHHH! Fredi URITHI ! Fredi KOKËLOQJA !!

  • Fredi: 21/07/2018 21:08

    Trekendeshi Sali - Shkerdhen - Meta! Ramush badyguardi dihet se ke krah politik te flliqur mbeshtet dhe mbeshtetet ne Shqiperi. Nuk jap doreheqjen per Shkerdhenin tha Meta kur u sulmua nga Saliu per Cez - Dia dhe kjo foto tregon shume. Ka krijuar aleance dukagjini malesia e gjakoves dhe skrapari. Rama eshte ne mes dhe ka frike. Mjafton kjo foto qe prokuroria shqiptare ti drejtohet ministrise se drejtesise per thirrjrn e Ramush trafikantit. 9 milion euro te terhequra cash nga Ndue dhe jo Nuel. Miliona euro te vjedhura nga Cez kane vajtur edhe per pagimin e avokateve ne gjykaten e Hages qe te dilte ky kokqypi vrases.

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/07/2018 09:39

      Shumë e vertet kjo, Fredi...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës