Ekskluzive/ REPORT TV siguron pamjet e momentit të arrestimit të 6 të ‘fortëve’ të Krujës (VIDEO)

Ekskluzive/ REPORT TV siguron pamjet e momentit të arrestimit të 6 të ‘fortëve’ të Krujës (VIDEO)

Momenti i arrestimit te te forteve ne Nikel te Krujes

REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të momentit të shoqërimit të gjashtë personave në fshatin Nikël të Krujës. Kamera e Report Tv ndoqi operacionin në Nikël, teksa fillimisht kanë shoqëruar në mjet të blinduar Tukun (Flamur Haka), që njihet si më kryesori i Niklës.

Më pas janë shoqëruar veç Flamur Hakës, edhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit). Policia i ka ende nëpër furgona dhe presin të mbarojë aksioni ku do ti dërgojnë më pas në Tiranë apo Durrës.

Janë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe janë vendosur snajpera për të parandaluar ndonjë rezistencë me armë nga personat që po kontrollohen. Aksioni është në vazhdim e sipër, nuk dihet ende nëse kanë sekuestruar armë, mjete të blinduara dhe sa persona.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fieri: 28/09/2019 00:06

    Shtet vk

    Përgjigju
  • life: 12/09/2018 15:51

    mir bejn qe i kapin por me duket qe e bejn per te terhequr vemendjen per peshqit e medhenj.keta jane korrobace ne krahasim me peshkaqenet qe i ke ne qeveri opoziten e sotme ne Parlament etj.

    Përgjigju
  • agim: 12/09/2018 10:35

    Cka po shof ne vidio me duket se grupi spaska oficer fare.Police te grumbulluar,pa ide e manovrime te shpejta,te hutuar dhe me pk eksperience. Keshtu e k kur flaken specialistet,keqardhjeje.

    Përgjigju
    • shoku: 12/09/2018 14:00

      E ke gabim Agim, nuk i shikon oficeret me kapele sportive te zeza afer furgonit ne video me telefon,pa oficer ka qene kur punoje ti qe pije raki e qofte te klubi lagjes me kapele ne dore e kemishe te zberthyer.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD