Mjerimi ulet këmbëkryq në Elbasan, i paralizuari apel për ndihmë: Po na zë çatia brenda
Të sëmurë dhe me shtëpi të rrënuar jeton çifti Çullhaj në fshatin Balëz të Elbasanit. Prej vitesh i zoti i shtëpisë i moshuar, qëndron i shtrirë në krevat, pasi është paralizuar, ndërsa bashkëshortja i shërben në çdo moment që ai ka nevojë.
Ka 18 vjet që dergjet i paralizuar në shtrat. E kishte menduar ndryshe pleqërinë. Por fati nuk ishte i drejtë me të. Është rasti i Sabri Çullhajt 74 vjeçarit me banim në Balëz të Elbasanit. Krevati, karroca, ilaçet dhe tavani që po i bie mbi kokë, mbushin përditshmërinë e tij. Pranë i qëndron bashkëshortja, Hajrija që lotët nuk i janë tharë, por që nuk dorëzohet në asnjë çast.
E kanë harruar sëmundjen e rëndë, sepse tani u kanoset një rrezik më i madh. Ndërtesa rrezikon të shembet. Është një ngrehinë që mund të shkërmoqet në çdo çast. Tërmeti i ditëve të fundit i ka terrorizuar më shumë. Një pjesë e suvasë i ka rënë në kokë të paralizuarit. Dhe tani ai thotë më mirë që ta nxjerrin në oborr, jashtë.
Sabriu e ka të vështirë të flasë. Është i dërmuar nga sëmundja. Por i zhgënjyer sa më s’ka me instancat që e kanë për detyrë ta ndihmojnë. Mjekët në Elbasan i kanë hequr të drejtën që të kompensohet një kujdestar. Lekët nuk i dalin as për ilaçe. Por frika më e madhe tashmë është banesa gjysmë e shembur.
Jam i paralizuar , kam 18 vjet, shtëpia po na ze brenda, kam frikë të rri në shtëpi sepse është dëmtuar nga tërmeti, por jashtë nuk mund të rri.
Sabri Çullhaj i moshuar i paralizuar
Bashkëshortja e Sabriut, Hajire tregon se ka vite që i shërben bashkëshortit. I ka qëndruar pranë në 18 vjet. Por sëmundja e rëndë i ka rrënuar sa më s'ka. Tani mbahen vetëm me pensionet. Ka kërkuar ndihmë, por askush nuk u ka dhënë një dorë.
Kërkoj ndihmë, vetëm një çati, sepse jemi 2 pleq dhe nuk kemi ku të shkojmë. Kur ra tërmeti, i gjitha llaçi na ra në kokë. Kemi kërkuar ndihmë nga shoqatat, por nuk kanë ardhur. Erdhi kryeplaku e pa dhe tha se nuk kemi fonde. Shiu na futet i gjithë brenda, kemi frikë të rrimë në shtëpi tani.
Hajrije Çullhaj
Të moshuarit bëjnë apel për ndihmë. Pushteti lokal është njohur me gjendjen. Por, si gjithmonë argumenti është se nuk kanë fonde.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 496
Lajme të tjera
-
I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje
25 Prill, 11:11
-
Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës
25 Prill, 11:07
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)
23 Prill, 20:16
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës
20 Prill, 15:44
-
Elbasan, po rregullonte dritat e qytetit, punëtori rrëzohet nga vinçi e vdes, hetohet drejtori i bashkisë, në kërkim përgjegjësi
20 Prill, 09:24
-
Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital
19 Prill, 16:51
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23