‘Fake news, problem i medies apo demokracisë’, Çipa: Gazetaria ndodhet përpara një krize

Duke u nisur nga vemendja që shkaktoi përzgjedhja e “Fake News” si një nga fjalët më të përdorura të vitit 2017, ky fenomen ka marrë përmasa mjaft të gjera duke përfshirë në diskutim si njerëz të medies, gazetarë, analistë por edhe ekspertë të politikës dhe sigurisë.

Për trajtimin e kësaj problematike në një universitet në Tiranë u organizua workshopi “Fake News, problem i medies apo demokracise. Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tregoi një panoramë në të cilën gjendet media sot.

Mediet tona praktikisht janë para krizës së mos mbërritjes tek burimi dhe mosrespektimit të kritereve klasike të më shumë se 3 burime. Dhe ne vetëm përmes kësaj ekologjie mund ta mposhtim cunamin e madh të “Fake news”, me të cilin përballet media tradicionale e profesionale dhe qytetari, me mundësi për të transmetuar e gjeneruar lajm çdoherë.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa

Edhe pse teknologjia çoi në rënien e barrierave të komunikimit, në epokën dixhitale lajmi i rremë është një problematikë në komunitetin e medies që sjell pasoja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë