Fier, 6 të arrestuar për vepra të ndryshme penale/EMRAT

Fier, 6 të arrestuar për vepra të ndryshme penale/EMRAT

Foto ilustruese

Policia e qarkut të Fierit, në vazhdimësi edhe të operacioneve të tjera të suksseshme në drejtim të identifikimit dhe arrestimit në flagrancë të autorëve me tendencat e vjedhjes së banesave, ushtrimit të dhunës fizike në familje, drejtimit të automjetit të papajisur me leje drejtimi etj, kanë bërë të mundur arrestimin në flagranë të  6 personave.

Njoftimi i plotë i policisë së qarkut Fier:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Divjakë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Dionis Gjini, 35 vjeç
2.Julian Çela, 32 vjeç, banues në Divjakë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 19.05.2018, gjatë natës, në vendin e quajtur “Kular” Divjakë, kanë vjedhur 1 motopompë ujitje, në pronësi të shtetasit F.K, 45 vjeç, banues në Divjakë.

Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se dy shtetasit e arrestuar janë autorë të dyshuar vjedhjes së banesës së shtetasit Th.L dhe të vjedhjes së mbetur në tentativë të banesës së shtetasit J.P.

Këta shtetas dyshohet se janë autor të disa vjedhjeve të tjera banesash në qytetin e Divjakës për dokumetimin e të cilave po punohet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Fier
*Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policosë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Marinel Serjanaj, 26 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njerkës, shtetases E.S, 45 vjeçe.

Gjatë kontrollit të banesës, shtetasit Marinel Serjanajt iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Nenet 130/a dhe 283/a të Kodit Penal.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Fatjon Gjata, 30 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës në fshatin Levan, në ambientet një firme inertesh, u kap në flagrancë duke vjedhur një sasi prej 60 litra naftë nga serbatori i një kamioni të kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 134/22 i Kodit Penal.

*Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Eklement Vrapi, 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin D.H, 70 vjeç, banues në Fier.

Në datën 20.05.2018, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasi Eklement Vrapi duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motomjeti tip "Honda“ pa targa i cili drejtohej nga shtetasi D.H(i pa pajisur me leje drejtimi).

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja 10 vjeçe që ndodhej në motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Mallakastër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Dashnor Hoxhallari, 21 vjeç, banues në Mallkasatër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Ballsh, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “BMË” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm