Fier/ Nuk i ndalon patrullës së policisë, i gjenden 30 mijë euro në automjet (FOTO)
Nuk i ndalon me automjet patrullës së policisë, blutë i vihen nga pas dhe i gjejnë në makinë mbi 30 mijë euro 37-vjeçarit nga Fieri. Eurot i janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe një hetim për dy vepra penale.
Eurot që iu gjetën 37-vjeçarit nga Fieri
Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, ndiqet dhe kapet nga patrulla e policisë 37-vjeçari nga Fieri, K.B. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet blutë i kanë gjetur një shumë parash prej 30450 euro.
Shuma e eurove është sekuestruar ndërsa ndaj 37-vjeçarit ka nisur edhe një hetim për "mosbindje ndaj urdhrit të policisë" dhe "pastrim parash". Ai nuk ka dhënë shpjegime për origjinën e eurove që po transportonte me automjetin e tij tip "Mercedes Benz".
Ndërkaq, një ditë më parë policia kufitare në Portin e Durrësit gjeti në një çantë brenda një automjeti tip "Audi" 30 mijë paund. Paratë po transportoheshin nga tre shqiptarë, të cilët nuk i kishin deklaruar kur po iu nënshtroheshin procedurave të kontrollit.
Njoftimi i Policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi:
•K.B, 37 vjeç, banues në Fier.
Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur "Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.1%
-
Keq
62.8%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 800
Lajme të tjera
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim
25 Prill, 10:20
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33
-
Protestë në shi, fermerët e Roskovecit e Dimalit kundër ndërtimit të termocentralit në fshatin Suk 1: Të ndalet projekti ose hyjmë në grevë
21 Prill, 16:16
-
FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)
20 Prill, 16:31
-
Stacione provizore për të monitoruar zonat me risk të lartë zjarri
19 Prill, 15:01
-
Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit
19 Prill, 11:38
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
Po 865 mije eurot e Sotes te Tahirit? Apo u harruan ato? Nejse bravo policia.
Përgjigju