Partizani e Laçi shpresojnë tek Europa, Vllaznia thuajse bie nga kategoria

Partizani e Laçi shpresojnë tek Europa, Vllaznia thuajse bie nga kategoria

Moment gjatë ndeshjes Partizani - Vllaznia

Teuta ka marrë një fitore me shumë vlerë dhe tani e sheh veten plot 5 pikë nga vendi i parafundit. Skënderbeu ishte dukshëm i pa interesuar, pasi e ka deklaruar se tani ,mendon vetëm për Kupën, pasi e ka siguruar matematikisht titullin kampion.

Durrsakët e shfrytëzuan maksimalisht këtë mundësi duke marrë një fitore 1-3. Teuta e gjeti golin fillimisht me anë të Shkallës në pjesën e parë.

Me fillimin e fraksionit të dytë ishte Çyrbja që shënoi golin e dytë e më pas Latif vulsoi gjithçka. Skënderbeu në anën tjetër i shërbeu Alis Soue, i cili u aktivizua në fundin  ndeshjes, por gjeti një gol që e çon të vetëm në listën e shënuesve të Superiores.

Me këtë sukses Teuta është shumë pranë qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar, pas humbjes së Vllazninë në Tiranë nga Partizani.

Partizani ka shtyrë shkodranët në Kategorinë e Parë. Jasir Asani dhe Gerhard Progni janë autorët e dy golave për të kuqtë, të cilët nuk toleruan asnjë moment ndaj shkodranëve, që me këtë humbje, e shohin veten, pothuajse në Kategorinë e Parë.

Barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri” me Kukësit dhe Luftëtarit, në një ndeshje pa presion, ku të dyja skuadrat treguan forcën e tyre. Kukësi merr një pikë me shumë vlerë, pasi përmbush objektivin sezonal, duke siguruar matematikisht vendin e dytë.

Luftëtari, në anën tjetër, mban vendin e tretë si dhe i sheh ndjekësit e Laçit dhe Partizanit 3 pikë larg. Një ndeshje e bukur dhe me raste, por me dy fytyra.

Në pjesën e parë Kukësi ishte dominues absolut, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me anë të Irakli Dzarias. Në pjesën e dytë Kukësi e uli ritmin dhe Luftëtari nuk neglizhoi aspak, duke barazuar me anë të golave të Lamçes dhe Xhekson.

Kamza, me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit, thuajse ka siguruar qëndrimin në Superiore, pasi shkon 5 pikë para Vllaznisë, aq sa Teuta, kur mbeten edhe 2 javë.

Ndërsa Laçi ka fituar pa probleme 3-1 ndaj Lushnjës dh së bashku me Partizanin ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke ndarë vendet katër dhe pesë, 3 pikë pas Luftëtarit të vendit të tretë. Europa mbetet e hapur për këto ekipe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka I krimit: 13/05/2018 20:55

    Pas Partizonit , Tirones I erdhi rradha edhe Vllaznis ta provoj kategorin e pare mbase te dyten . Dje ra Hamburgu ne kategori te dyte I vetmi ekip gjerman se kishte lujt vetem ne bundeslig por tifozat desh e kallen stadiumin nga zemerimi . E kunderta ndodh me vllaznin , stadiumi bosh , nuk mahet ekipi me lek te Voltanes . Don Zoti e del noj bo... hamsh edhe investon .

    Përgjigju
  • hjgkl: 13/05/2018 19:35

    vllaznia e meriton kategorine e pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë