Gazeta Britanike e rendit Beratin 
në listën e 30 qyteteve më të bukur

Gazeta Britanike e rendit Beratin <br />në listën e 30 qyteteve më të bukur<br>
Një shoqatë Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit (JATA) ka bërë një studim në lidhje me qytetet më të bukura në Evropës. Ato kanë shëtitur në 30 vende të ndryshme ku janë pikasur qytetet më të bukura, studim ky që bëhet për të nxitur turistët.

Mes vendeve më të bukura që i ka lënë më shumë mbresa agjensisë së udhëtimeve është edhe qyteti i Beratit.

Studiuesit e përshkruajnë Beratin si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore Unesco. Agjencia japoneze shkruan se Berati më parë ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizante.

Qyteti i Beratit është vlerësuar si një nga destinacionet më të bukura për tu vizituar nga turistët, duke lënë pas shumë vende të tjera që nuk janë përfshirë fare në listë. 

Në listë shohim edhe foto të vendeve fqinj si Greqia, Italia e Kroacia e të tjerë.

berat

[gallery]25397[/gallery]

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm