'Genova'/ Specialisti i ndërtimit në Report Tv: Urat në Shqipëri në gjendje të dobët, përbëjnë rrezik

Shembja e urës "Morandi" në Genova e cila shkaktoi 39 të vdekur, mes tyre edhe dy shqiptarë, ka hapur debat edhe në vendin tonë mbi kushtet e sigurisë së urave. Maksim Muçi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve, tha në studion e Report Tv se kushtet teknike të urave në Shqipëri janë gjendje mjaft të dobët, duke u kthyer në rrezik. 

Sipas Muçit, urat nuk u janë nënshtruar mirëmbajtjeve prej një kohe të gjatë duke rrezikuar degradimin e strukturës vit pas viti, ndërsa ndërtimet e reja nuk zbatojnë kushtet teknike të Bashkimit Europian. 

Situata në të cilën ndodhen jo vetëm urat te ne, por i gjithë ndërtimi, kanë një problematikë të përbashkët. Ndërtimi është investim, edhe sikur të bëhet një shkallë, duhet të kemi parasysh disa rregulla, sepse janë investime qindra vjeçare. Kushtet teknike tonat janë në gjendje shumë të dobët. Persona të administratës deklarojnë se zbatojmë eurocodet, kushtet teknike të BE. Por ajo duhet të jetë e detyrueshme me ligj që të kontrollohet nga ata që e mbikëqyrin dhe të jetë referenca ligjore nesër për çdo rast. Me urat nuk është bërë asnjë punë pas viteve 80, kur është bërë mirëmbajtja e fundit. Sot urat ndërtohen nga privati i cili niset kryesisht për të përfituar. Sot gjithçka është bërë tender, duke iu shmangur kushteve që janë më të rëndësishme. Po marr rastin e urës së Bunës e cila është një zgjidhje e gabuar sepse pengon rrjedhjen e ujit. Ngrihet niveli i ujit në liqen me 50 cm. Pra një zgjidhje shumë e gabuar.

Maksim Muçi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve

Duke iu referuar shkaqeve që çuan në shembjen e urës së Genovas, Muçi thotë se ato mund të kenë qenë për shkak të amortizimit të strukturës së hekurit, ndryshku i të cilës ka çuar në shpërthimin e betonit.

Shqetësim për urën Moradi është edhe zona e banuar poshtë saj, ndërsa një tezë që po hidhet në mediat italiane sot është ajo për ta shembur të gjithë urën. Mes 39 viktimave në Genova janë edhe dy djem shqiptarë të cilët ishin duke ikur për në punë kur kamionçina me të cilën udhëtonin ra nga lartësia bashkë me pjesën e betonit të urës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar