Gjigandi Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar në Tiranë

Gjigandi Netflix, serial për arkitektin që po projekton Teatrin e Ri Kombëtar në Tiranë

Bjarke Ingels

Arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, projektuesi i ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili në vitin 2016 u listua nga revista prestigjoze amerikane TIME, si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë, është përzgjedhur nga Netflix, platforma më e madhe dixhitale në botë, për realizimin e një dokumentari për artin e arkitekturës dhe dizajnit.

Në dokumentarin me tetë seri të titulluar “Abstract: The Art of Design”, prezantohet arkitektura më kreative që po gjallon sot në botë, pioner i së cilës është padyshim Bjarke Ingels. Gjigandi Netflix e prezanton atë si një nga profesionistët më të mëdhenj të fushës, me një vizion të jashtëzakonshëm arkitekturor dhe një karrierë shumë të pasur.

Aktualisht Bjarke Ingels po punon për projekte shumë të mëdha si projektimi i kullës së dytë të World Trade Centre në Nju Jork, selinë qendrore të kompanisë Google, stadiumin e Washington Redskins dhe kampusin e institutit Smithsonian.

Sigurisht, listës së gjatë të projekteve të mëdha të realizuara nga Bjarke Ingels po i shtohet edhe Teatri i ri Kombëtar i Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 17/06/2018 03:27

    IKU the teatri!! E bleu OLSI RAMA .OLSI PARATE arkitekti vizatimet Jane EDHE LEKET nga PIKTURAT e RAMES plus Jane dhe CA investime nga libri" KURBAN" Che KESHTU me qe JEMI ne muajin E ramazanit BEHET KURBAN teatri I kombit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm