Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit. Mësohet se persona të maskuar janë futur gjatë natës në ambientet e Prokurorisë dhe kanë marrë disa dokumente, ndërsa burimet i thanë Report Tv se dyshohet të jenë dosje korrupsioni, që lidhen me pronat.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se është grabitur zyra e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, ku autorët kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore, si dhe kompjuterin e prokurorit dhe të oficerit të policisë gjyqësore.
Dritaret nga mbrapa prokurorisë nga ku hynë autorët
Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja e Prokurorisë, e cila ka njoftuar rojën dhe më pas është vënë në dijeni policia, ku nga hetimet e para ka rezultuar se grabitësit janë futur nga dera e pasme e institucionit.
Rrethana misterioze shoqërojnë grabitjen e pazakontë të ambienteve të brendshme të Prokurorisë së Durrësit. Autorët, të cilët dyshohet se janë më shumës e dy, kanë përdorur anën e pasme të Prokurorisë, në të cilën nuk ka kamera sigurie. Ata janë ngjitur në tarracën e gjeneratorit që ndodhet pranë Prokurorisë dhe nga aty kanë kaluar në institucionin e Akuzës.
Më pas, autorët kanë shfrytëzuar dy dritare të vogla në anën e pasme të Prokurorisë, mbi tarracën e gjeneratorit. Në pak sekonda ata janë gjendur brenda ambienteve të brendshme të Prokurorisë.
(Dritaret nga u futën autorët)
Pas bastisjes së zyrave të një prokurori dhe oficerit të policisë gjyqësore, ku kanë marrë dosjet e korrupsionit dhe krimit, autorët kanë marrë edhe serverin e kamerave të sigurisë për të fshirë gjurmët. Roja i sigurisë private nuk ka pikasur asgjë.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi në Gjykatën e Vlorës një person i sapodënuar me 3.4 vite u arratis, gjë e cila tregon edhe njëherë tjetër mungesën e sigurisë në Prokurori dhe Gjykata ku përgatiten dosjet dhe dënohen elementë të inkriminuar.
Një pjesë e madhe e institucioneve të drejtësisë ende nuk kanë skaner për kontrollin e personave që hyjnë në to, të cilët mund të ketë armë zjarri apo dhe thika, duke vënë kështu në rrezik jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas grabitjes së zyrave të saj orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, organi i akuzës së qytetit bregdetar sqaron se autorët kanë grabitur zyrën e një prokurori dhe të një oficeri të policisë gjyqësore, ndërsa më pas kanë marrë serverin e kamerave të sigurisë për të humbur gjurmët.
Ndërkohë burime për Report Tv bënë të ditur se në hetime për zbardhjen e ngjarjes është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH).
Reagimi i plotë:
Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 nga ana e punonjesve te prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj.
Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private.
Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.
Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së kaluar, ku dyshohet se janë marrë disa dosje korrupsioni nga zyra e një prokurori dhe një oficeri të policisë gjyqësore. Organi i Akuzës së Durrësit është grabitur për herë të dytë brenda muajit maj, ndërsa është një ndër organet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, teksa ka iniciuar një sërë dosjesh të bujshme.
Prokuroria e Durrës ka hetuar dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila vetëm pak kohë më parë është transferuar te Krimet e Rënda. Një tjetër dosje e rëndësishme e hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është edhe ajo e çiftit Gina-Gashi. Prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë qenë subjekt hetimi në këtë institucion, deri pak ditë më parë, kur dosjet e tyre kaluan në Prokurorinë e Fierit.
Gjithashtu, Akuza e Durrësit ka në dorë një tjetër dosje mjaft me rëndësi, siç është ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.
Dosja e 613 kg kokainë të kapura në Maminas, e cila ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e politikës, po hetohet nga Prokuroria e Durrësit. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë, teksa u shpreh se zyrtarët më të lartë të PD kanë lidhje me 613 kg kokainë.
Këto dhe shumë dosje të tjera të bujshme kanë kaluar apo po kalojnë në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Durrësit, të cilët po tentojnë të hedhin dritë mbi dosjet e abuzimeve dhe të korrupsionit, ku të përfshirë janë zyrtarë të lartë të shtetit.
Report Tv ka zbardhur detaje detaje të reja lidhur mbi grabitjen e Prokurorisë së Durrësit, gjatë natës së kaluar. Report Tv mëson se është grabitur zyra e prokurorit Afrim Shehu.
Me rreth të kuq prokurori Afrim Shehu
Autorët kanë marrë gjithçka nga zyra e prokurorit, si kompjutera, dosje, si dhe çfarë kishte në kasafortën e tij. Afrim Shehu është zgjedhur kohët e fundit si prokuror i Taks Forës, që heton të gjithë zyrtarët me probleme, si dhe rastet e abuzimit dhe korrupsionit të pushtetarëve.
Ju siguroi me jete se edhe kete vjedhje ashtu si edhe ate para dy javesh e kane bere alibeaj,salijani,noka,paloka,duma,bylukbashi,strazimiri,braimllari,mona;nen urdherat e sali berishes e lul bashes,a ju kujtohet kur para dy javesh karabashet e PD-s deklaronin se do te publikojne video ku deshmon se si ministrat jane te kapur me krimin,dhe pas asaj vjedhje "zbuluan" fakte apo trilluan skenar per ministrin Xhafaj,prisni neser se çfar kane zbuluar,e nese do ekte djem nane qe do shkoi ti bastise kete grup kriminel ose ti burgose deri sa te tregojne se ku jane materialet ju siguroi se do i gjejne ne dore te tyre,jo per faktin se kerkojne diqka kunder qeverise por duan qe ti shkaterrojne provat qe deshmojne krimet e tyre,vetem karteli i droges do ti beje keto gjera,i stervitur dikur nga UDB serbe ne prizren e pas lufte ne lazarat nga dyshja kryetare e PD-s-sali berisha e lul basha si dy boqat e fazlliqi ne mes si bylbyli,jo si bylykbashi por si bylbyli qe ngrihet,kuqet e sarrakuqet,luli e di se per ke behet fjale.
PërgjigjuSa tsakta paskan qene infot se ca duhet tmerrshin edhe ku gjendej. Ky palo prokuror tshpjegoje se ca do qe rri me Lent dervishin. Se kuptoj pse bohet kaq zullmahi kur dihet qe te te dyja vjedhjet kane dore ushtaret e lul berishes. E di policia, opgj, ky prokurori halabak dhe shume persona te tjere
PërgjigjuSa tsakta paskan qene infot se ca duhet tmerrshin edhe ku gjendej. Ky palo prokuror tshpjegoje se ca do qe rri me Lent dervishin. Se kuptoj pse bohet kaq zullmahi kur dihet qe te te dyja vjedhjet kane dore ushtaret e lul berishes. E di policia, opgj, ky prokurori halabak dhe shume persona te tjere
PërgjigjuDihet kush eshte i interesuar per Dosjet.Njerezit e sali qenit spo len gur la luajtur por ska zot ti ruaj qente .E verteta do triumfoj por con pak.Duke pare edhe veprimin sot ne parlament ku opozita kriminalale tradhetare e interesse te kombit si gjithmon,num mer pjese ne votimin e rezolutes per integrimin.Ca me prit nga kjo lloj monstre kriminalale.Dhe me è keqja la anima edhe nga ATA qe i shkojn pas ketyre qenve.
Përgjigju4 mandate e ke votu gjushin o kerme po aq sa merkel ne gjermani e kupton dot diferencen dhe flet per votuesit e pd o fare e keqe clidhje kane njerezit e sali qenit me dosjet ne durres o monstra qe sngopeni me maskarallek vetem te jeni rehat maje plehut....
Dihet kush eshte i interesuar per Dosjet.Njerezit e sali qenit spo len gur la luajtur por ska zot ti ruaj qente .E verteta do triumfoj por con pak.Duke pare edhe veprimin sot ne parlament ku opozita kriminalale tradhetare e interesse te kombit si gjithmon,num mer pjese ne votimin e rezolutes per integrimin.Ca me prit nga kjo lloj monstre kriminalale.Dhe me è keqja la anima edhe nga ATA qe i shkojn pas ketyre qenve.
PërgjigjuDuhet veting dhe te pastrohet administrata e institucioneve te drejtesise shqiptare me urgjence dhe pa Ndryshe......
PërgjigjuShiheni mir Afrimin Shehun, prekuror qe rri me krimin. Vetem organizimi i bandës së Lul Berishës dhe Plarent Dervishit mund ta bëjn këtë grabitje. O kan qen të interesuar për vete ose e kan bër për qok këtë vjedhje. Kurr nuk vidhet pa bashkëpunim nga brenda,pokicia e di mir këtë.
PërgjigjuLind nje dyshim i arsyeshem qe prokurori ka gisht, per kete arsye duhet te arrestohet dhe te pezullohet sa me pare. Arrestojeni dhe shikoni si do flase.
PërgjigjuHajduti vjedh vehten
PërgjigjuShtet shele , tjetri iken nga gjykata , vidhet prokurorija , parlamenti rrumpall , qeverija per qef shtron dreka nga veriu ne jug a thu jan turista dhe i gjati tall gencin me popullin ! Edhe kur thon dy palet skeni pa gja akoma ! Ishalla ju shohim ne ferr te gjithve ne Ferr qe e çuet ket vend ne ket dite !
PërgjigjuShteti ka rene! Pritet qe keto dite te vjedhin dhe ndonje prokuror dhe ta futin ne thes. Forca e ligjit do bej " namin " duke ruajtur objektet e rendesise se vecante me roje private qe paguhen 20 mije leke ne muaj. As sistem alarmi dhe asnje mase tjeter sigurie. Nje sinjal e dhane kur grabiten postierin, por u tha se e kishin ngateruar dhe se dokumentet ishin pa rendesi. Po tani? Krimi guxon dhe godet drejt e ne zemer shtetin. Asnje problem nuk do te kishin edhe po te vinin nje bambe aty dhe ta hidhni ne ere prokuret megjithe dosjet e tyre. Kush prokuror i ndershem ne republike do te kete guximin te hetoje keimin e organizuar me keto qe po ndodhin? Krimi eshte shtrire ne cdo organ dhe qelize te shoqerise shqiptare. Shteti nuk mund te vendose me rregull dhe drejtesi me metoda demokratike. Duhet te hyje ne veprim ushtria, sekuestrimi i cdo aseti dhe pasurie te dyshuara qofte dhe jo te faktuara. Vendosja e gjendjes se jashtezakonshme dhe eleminim fizik i kujtdo qe tenton te preke zyrtaret e ndershem te shtetit. Ndryshe ky vend nuk behet me.
PërgjigjuDuket fare qarte puna.
PërgjigjuKJO VEDHJE NE BASHKEPUNIM ME VETE PROKURORIN E CESHTJES NDRYSHE NUK MUNDE TE REALIZOHEJ ....!!!!
Grabitja eshte e organizuar nga brenda,,,,ka te ngjare qe te kete dore edhe vete ky Afrim Shehu. Vetem ata brenda e dijne rendesine e vecante te dosjeve qe po trajtojne. Ne fakt,kur per dhjete dite po merren me babalet,,,,cakalli do te bente kerdine ,ne piken me perveluese per zullumqaret e cerek-shekullit te fundit.
PërgjigjuHetoni rojen se do ti gjeni
Përgjigjuroja kur kam qen un heren e fundit ishte nje burr tek te 60 me mustaqe, ai ka qen perher, per mua te hetohet vet prokuori me opgj, ktu tek ne ndodhin kto gjera te padegjuara