Grabitja e pronave, Lame: Sinjal i kuq! S'mund të mbylleshin më sytë, të gjithë në sitë

Grabitja e pronave, Lame: Sinjal i kuq! S'mund të mbylleshin më sytë, të gjithë në sitë

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, shpjegon vendimin e qeverisë për bllokimin e përkohshëm të regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet. Ai u shpreh se ata që kanë grabitur bregdetin nuk kanë ngjyrë, pasi janë nga të gjithë krahët, ndërsa shtoi se nuk beson se ka parti që do i mbronte.

“Sikur ta kishim marrë këtë vendim më parë, dëmi do të ishte më i vogël. Thelbi është që në zonën bregdetare të pezullojmë regjistrimin në ZVRPP e titujve të pronësisë të dhëna nga 7501 dhe të bëjmë një verifikim. Duhet të ishte bërë verifikim në të gjitha këto vite, problemi filloi pas vitit 2000.

 Sinjali i kuq ka disa vite që është ndezur. U bë aq e madhe problematika, sa nuk mund të mbylleshin më sytë. Masakra me pronën më e madhe në bregdet, pasi aty është interesi. Fasha bregdetare që është përzgjedhur për t’iu nënshtruar kontrollit është detajuar me bisturi për të ndarë zonën e brendshme ku fermerët kanë marrë tokën reale dhe nuk do iu ndodhë asgjë nga fasha bregdetare ku është abuzuar.

Ne nuk kemi hequr asnjë titull pronësi, por pezullohet zbatimi. Në bregdet është e dukshme plaçkitja. Ne jemi duke parë rrugë të tjera zgjidhje për të penalizuar atë që ka bërë aktin i pari, pa shqetësuar përfituesin. Krimi nuk ka ngjyrë, është i zi.

Nuk besoj se ka parti që do të mbronte ata që kanë vjedhur. Nuk do të dalë ndonjë emër kryeministri që ka firmosur për të ndarë tokat në bregdet, ka një nivel të caktuar zyrtarësh në administratë deri te kryetarët e bashkive” deklaroi ai.

Brisida Shehaj do të drejtojë Task-Forcën për Bregdetin, të ngritur nga qeveria pak ditë më parë. Hetimi për pronat në bregdet ka nisur nga jugu në veri, ndërsa problemet më të mëdha duket se janë në qarkun e Vlorë, por pa harruar Durrësin dhe konkretisht Gjirin e Lalzit, të njohur si bregdeti i VIP-ave ku po hetohen 30 zyrtarë, por edhe në Lezhë, ku u arrestua pak ditë më parë kryebashkiaku, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë për tjetërsim pronash.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 29/03/2018 19:28

    Cfare drejtuesish!! a e ke idene nga drejtesia more...asnje cm nuk duhet te vidhet/shperdorohet etj...drita e kuqe u ndez pasi u vodh 50% e shqiperise...cfare do beni tani? asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë