'Havzi Nela'/ Kreu i ish-të përndjekurve akuza Palokës: Ndihesh krenar që je bir komunisti, feston me Doklen
Kreu i ish të përndjekurve politikë, Nebil Çika akuzon Edi Palokën se injoroi ceremoninë e ish të përndjekurve për Havzi Nelën dhe iu bashkua axhendës së ish-deputetit të PS, Namik Dokle.
Edi Paloka dhe kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu gjatë ceremonisë për Havzi Nelën
Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë antikomunistë, Nebil Çika akuzon nënkryetarin e PD, Edi Paloka për refuzimin që i bëri ceremonisë së mbajtur nga demokratët në Kukës për 30 vjetorin e dënimit me vdekje të Havzi Nela nga regjimi komunist. Sipas Çikës, Paloka është bir komunisti dhe ai ndjehet krenar për të. Nga ana tjetër, shton kreu i ish të përndjekurve, nënkryetari i PD iu bashkua axhendës së ish-deputetit të PS, Namik Dokle, duke injoruar të përndjekurit politikë të diktaturës.
Reagimi i Nebil Çikës:
Kthim në origjinë !
E vetmja gjje qe njeriu nuk e shmang dot ne jete eshte origjina -thote Bismark, ne filozofine tone popullore kjo shprehet me proverbin: Clind nga macja gjuan minj .
Nenkryetari i PD Edi Paloka duket se eshte rikthyer ne origjine pasi ka zgjedhur te festoje pervjetorin e varjes se Havzi Neles me Namik Doklen.
Paloka i derguri i Bashes ne Kukes ne diten e perkujtimit te varjes se poetit anyikomunist ka respektuar trditen familajre kur ka refuzuar te mare pjese ne cermonine e oarganizuar nga te perndjekurit antikomuniste dhe PD Kukes, Megjithe perpjekjen e kreut te PD-se Kukes, Arif Rexhveli Paloka ka pretenduar se ka nje axhende tjeter me Namik Doklen e tje dhe ka refuzuar tu bashkohet te perndejkurve politike.
Qe Paloka ka nje axhende tjeter nga ajo e te perndjekurve antikomuniste dihet , pasi vete ka deklarur publikisht ne Kuvend se ndjehet krenar që eshte djale komunisti.
Por puna eshte se kreu i PD-se Basha na njoftoi personalisht qe nenkryetari do perfaqsonte ate dhe PD ne aktivitetin tone. Por ndoshat i deguari i tij ka pasur agjende ndryshe nga ai. Beosj per te njejtta aresye ( ceshtje origjine ) ne ceremonine tone moren pjese Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe kreu i dep. te perndejkurve politik ne PD Edison Celo.
Nuk eshte hera e pare qe deputete te PD-se te zgjedhur me se shumti me votat e antikomunisteve te kene agjenda te ndryshme nga votuesit e tyre. Ka zera qe thone se Basha nuk di gje per kete e ka bere Paloka ne koke te vet.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.7%
-
Korrupsion
83%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Foto / Degradimi i opozitës: Të godasim Ramën me video false
3 Shtator, 10:51
-
Zbardhen debatet në mbledhjen e deputetëve të PD/ Paloka: Duhet destabilizim! Shehu e Baçi: E rëndësishme është të lirohet Berisha
2 Shtator, 18:58
-
Harrohet poeti disident Havzi Nela! Në 36-vjetorin e vdekjes, bashkëshortja e vetme kërkon drejtësi: Të dënohen xhelatët e diktaturës
10 Gusht, 15:52
-
Akuzat se ka përfituar tendera publikë, vajza e Linda Ramës padit Berishën dhe 6 deputetët e tij për shpifje
10 Korrik, 20:01
-
Kaosi në Kuvend, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Flamur Nokën! ‘Falen’ Bardhi, Salianji, Paloka e Baçi
10 Qershor, 11:06
-
Mero Baze: Përse nuk ngjit protesta para Bashkisë?
11 Prill, 21:12
-
Dogji rregulloren, Edi Paloka 40 ditë jashtë Kuvendit, 'rekordmen' i të përjashtuarve! Petrit Dodës i 'falen' 20 ditë! PS: U përplas me gardën e shau ministrat
9 Shkurt, 15:19
-
Sistemi i ngrohjes bllokon godinën e re të gjimnazit në Kukës, nxënësit mësim me turne, dalin në protestë! Edhe në Lezhë s’punon kaldaja
5 Dhjetor 2023, 16:30
-
Nxënësit e shkollës 'Havzi Nela' në Kukës ngrihen në protestë, gjimnazi i ri ende jo funksional
4 Dhjetor 2023, 12:26
-
VIDEO/ Edi Paloka nuk përmbahet, tenton të godasë fizikisht deputetin socialist Petro Koçi! Bardhi i fiku mikrofonin
4 Dhjetor 2023, 10:17
-
FOTO/ Edi Paloka shfaqet në avionin e Kombëtares si militant i Berishës, i 'rrëmben' një foto Etrit Berishës dhe e shfrytëzon për politikë
18 Nëntor 2023, 18:16
-
Anëtari i Këshillit të PD, Hasanaj: Paloka investitor strategjik i qeverisë, te pronat e tij në Spille do ndërtohen vila dhe holete luksoze! ja dokumentet
2 Nëntor 2023, 16:26
Kjo shoqatë kërkon para që dalin na taksat tona,pse nuk kërkon kthimin e parave të vjedhura të kohës së famshme të kësaj shoqate ku brenda saj ka njerëz me dosje rrezik.çpret kurë spiuni del i presekutuar...një lloj si do dënojnë peshqit e mëdhej por po na dalin cironka
PërgjigjuMir Paloqja bir komunisti, po shoqata e te perndjekurve c rol luan ketu e 30 vjet? C farë bëjnë këta tjeter vecse të kerkojnë pará? Këta duan vetëm pará....ore vetëm pará? Nga kush dhe përse kërkojnë pará? C faj ka shteti dhe brezat e rinj të paguajnë atë qe diktatura u beri ketyre? Nqse Enveri i persekutoi, eshte kjo arsye qe keta per 30 vjet ti kerkojnë shtetit dhe brezave te rinj para? Përse nuk ua kerkojnë paratë bijve legenë të ish bllokmeneve? Mjaft.....mjaft me këtë karamele këtu e 30 vjet....mjaft!
PërgjigjuMjaft edhe kështu je te përqar, lereni me pêrqarje tjera më!!! Komunizëm, demokrati të gjithë ne kemi humbur njerëz ... Ta vazhdojm jeten të bashkuar e jo te ndar...!!!
Përgjigju