Ilir Babaramo: Tahiri të hetohej 
nga SPAK me ekspertët e FBI

Ilir Babaramo: Tahiri të hetohej <br />nga SPAK me ekspertët e FBI<br /><br>
Gazetari Ilir Babaramo shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhej të hetohej nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe ekspertët e FBI për akuzat e trafikut të drogës dhe korrupsionit. I ftuar në studion e Report Tv, Babaramo tha se kjo do shmangte paragjykimet për lidhje me politikën të prokurorëve dhe gjyqtarëve e njëherazi do shërbente si pikënisje e punës për institucionet e reja të krijuara nga Reforma në Drejtësi. 

"Do ishte mirë që dosjen "Tahiri" ta hetonte SPAK-u, me ekspertët e FBI që pritet të vijnë. Unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, por nuk do ishin të paragjykuar. A është fajtor Tahiri apo jo, mbi të gjitha është rrëzuar ajo luftë propagandistike e qeverisë se këtu nuk është mbjellë kanabis, se është luftuar në sukses, përmendej Lazarati etj”, u shpreh Babaramo. 

Ai theksoi gjithashtu se edhe dosja “Tahiri” rrezikon të ketë fatin e dosjes “Gërdeci”, Rrugës së Kombit, 21 janarit apo dhe çështjes Fazlliç. "Duke pasur parasysh se me çfarë drejtësie kemi të bëjmë në Shqipëri, e dominuar nga politika herë majtas dhe herë djathtas, në bazë të ekuilibrave në KLD të cilat reflektojnë lëvizjet politike, edhe kjo çështje nuk do jetë më e mirë se Gërdeci, 21 janari, Fazlliçi që është harruar", tha Babaramo.   

Z.Babaramo, mendoni se Prokuroria ka prova ndaj Tahirit? 
Është vetëm gjykata ajo që e bën fajtor ose e shpall të pafajshëm Saimir Tahirin. Deri tani, nga historia e përgjimeve, nga historia e makinës që ua shiste trafikantëve pastaj ua merrte me qira, nuk janë mohuar nga Tahiri. Plus përgjimet janë e zeza mbi të bardhë të realizuara nga prokuroria italiane. Tahiri është në situatë delikate dhe është e vështirë që të rehabilitohet. Pas 21 janarit, rrugës Durrës-Kukës, Gërdecit, vështirë të gjesh se ku është morali i politikës shqiptare. 

Mendoni se dhe çështja Tahiri do mbyllet si ato që ju përmendët më lart?
Duke pasur parasysh se me çfarë drejtësie kemi të bëjmë në Shqipëri, e dominuar nga politika herë majtas dhe herë djathtas, në bazë të ekuilibrave në KLD të cilat reflektojnë lëvizjet politike, edhe kjo çështje nuk do jetë më e mirë se Gërdeci, 21 janari, Fazlliçi që është harruar. 

Kush medoni se kontrollon sistemin e drejtësisë, maxhoranca, opozita?
Ka lëvizur në bazë të pushtetit politik, raportit të forcave që janë në kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë. Por ka pafundësisht gjyqtarë, prokurorë që ne i dimë...çështjet e rëndësishme iu rastisin atyre gjyqtarëve që identifikohen se anojnë nga e majta apo e djathta. T’iu them një shembull të Sarkozy në Francë, menjëherë sapo la postin, iu hapën 13 çështje penale dhe pjesa dërrmuese e tyre ishin të bazuara mbi emocion. Ky është një shembull si është drejtësia. Por, gjithë kjo zhurmë, gjithë këto të vërteta, të pavërteta, fake neës që janë thënë, në fund të fundit mbyllen e pyetjen a do ketë drejtësi apo jo dhe do hetohet apo gjykohet drejt Tahiri? Dhe përsa i takon politikës, të dyja palët janë përpjekur ta politizojnë çështjen dhe është qasja më e mirë për të zgjidhur hesapet politike, për të krijuar një lloj precedenti sesa për të bërë drejtësi. 

Dosja “Tahiri” hedh hije dyshimi mbi reformën në drejtësi?
Do ishte mirë që dosjen Tahiri ta hetonte SPAK-u, me ekspertët e FBI që pritet të vijnë. Unë nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj të huajve, por nuk do ishin të paragjykuar. A është fajtor Tahiri apo jo, mbi të gjitha është rrëzuar ajo luftë propagandistike e qeverisë se këtu nuk është mbjellë kanabis, se është luftuar në sukses, përmendej Lazarati etj. Por sot nuk jemi në këto kushte. Vetë Rama e pranon se është mbjellë kanabis dhe se tashmë lufta kundër saj është sfidë. 

Si i komentoni mesazhet e Lu?
Mesazhi i Lu ishte një mesazh i qartë, ishte mesazhi i duhur. Të gjithë prisnin që Lu të bënte arbitrin por jo, ai paralajmëroi të dyja palët, duke theksuar se këtu ka pasur që të çonin në Spaç, në Burrel, të bënin gjyqe politike, por theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. E zgjidhi apo jo debatin, mendoj se debatin politik e ushqeu, por edhe zyrtari më periferik i perëndimit të fliste, nuk mund të thoshte asgjë më ndryshe kur çështja është në hetim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës