Tirane- Kur kanë kaluar 12 orë nga nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në rrugën “Jordan Misja”, vjen edhe sqarimi zyrtar i policisë së Tiranës.
Sipas tyre incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth rreth orës 23:20, pasi shtetasit Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë që udhëtonin me mjetin tip “Tuareg”, nuk i janë bindur shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”.
Mjeti drejtohej nga Gentjan Koçi, 25 vjeç dhe sipas policisë nuk kanë ndaluar pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje me vete.
Policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre dhe i ka ndaluar në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”, ku dhe u bë arrestimi në flagrancë.
Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Policisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri të llojit “Pistoletë”, të hedhura prej shtetasve të lartpërmendur pasi braktisën mjetin, në oborrin e një banese dhe në një rrugicë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë”.
Komente


Ska nevoj me funksionu gjykata vetem ti jepet rruge dhe mbeshtetje tbej detyren policia edhe shihe pastaj... ka gjith kapacitetin e duhur me ja u thy koken ktyre milingonave. Po halli eshte se ato dalin dhe policet ndeshkohen per shkelje te procedures standarte se nuk i thane te lutem kur e konstatuan...
PërgjigjuTurp per instituconet ligjvense dhe ligjzbatuese!perse I ka armet policia per laraska?
PërgjigjuPolici me arme ne breze dhe qe nuk e perdor vetem ne shqiperi e degjon, dy alabake te armatosur qe perplasin dy police dhe makina te tjera dhe keta bejne sehir.
Përgjigjudhe ne fund i nxjerr gjykata jashte me preteksin qe ishte policia gabim se e kishte parkuar motorrin 20 cm jashte vijes se parkimit
PërgjigjuKe te drejte, ky eshte problemi i ketij vendi. Po te funksiononte gjykata dhe te abatohej ligji keta trima nuk dilnin pa 10 vite burg.