Pas Rrugës së Arbrit dhe autostradës Thumanë-Kashar, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompaninë fituese për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren, si pjesë e paketës ‘1 miliard’. Kontrata e Partneritetit Publik-Privat do të ketë një vlerë prej 161.5 milionë eurosh, ndërsa parashikon ndërtimin, por edhe mirëmbajtjen për një periudhë 13-vjeçare.
Referuar formularit të fituesit, kompania që do të kryejë punimet është “A.N.K SHPK”, e cila kishte përfituar paraprakisht një bonus prej 8.5% të pikëve nga Këshilli i Ministrave për shkak të rezultatit teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar për këtë aks rrugor.
Kjo nuk është kontrata e vetme që kjo kompani ka fituar përgjatë dy viteve të fundit. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, ajo ka nënshkruar pesë kontrata publike, si e vetme, ashtu edhe në bashkëpunim me kompani të tjera, ndërsa vlera totale e tyre llogaritet në rreth shtatë milion euro.
Segmenti Milot-Balldre do të ketë një gjatësi prej 18 km dhe shtrihet përgjatë aksit të rrugës që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit te Lezhës deri në Balldre, ku, më pas, lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës.
Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të mëdha mbi lumin Mat dhe Drin, një tuneli, si dhe disa veprave të vogla arti. Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mendohet që kjo rrugë të jetë strategjike për vitet e ardhshme sa i përket zhvillimit të zonës së bregdetit veriperëndimor, ndërsa lehtëson komunikimin me Malin e Zi.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4074
Lajme të tjera
-
Rruga Milot-Balldre do të jetë me pagesë për qytetarët! Në dhjetor hapet gara për koncesionin për ndërtimin e këtij segmenti
14 Nëntor 2023, 14:03
-
U anulua në 2019 një muaj pas skandalit të Unazës, riaktivizohet koncesioni i Gener 2 për projektimin dhe ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar
26 Maj 2022, 13:14
-
Riaktivizohet koncesioni për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar! Gjykata kërkoi firmosjen e kontratës, qeveria e miraton
29 Dhjetor 2021, 19:32
-
Tabaku: Koncesionet po prishin tregun e punës! Pagat në kompanitë koncesionare më të larta se në sektorin privat për të njëjtin profesion
24 Dhjetor 2021, 11:53
-
Projektbuxheti 2022/ Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Të vendoset një tavan për vlerën totale të PPP-ve! Ka abuzime me normat e interesit nga jo-bankat për kreditë
5 Nëntor 2021, 10:16
-
Gjykata Administrative rikthen koncesionin 457 milionë euro Thumanë-Kashar, urdhëron qeverinë të miratojë kontratën me Gener 2
6 Shtator 2021, 18:25
-
Edhe banesat sociale mund të jepen me koncesion! Nëse bashkitë s’kanë fonde, i ndërton privati
23 Korrik 2021, 19:55
-
Shpallet fituesi i Portit Turistik të Vlorës, koncesioni do zgjasë 35 vite dhe do të akomodojë 400 anije të përmasave të ndryshme
29 Mars 2021, 17:21
-
Zgjatja e afatit të koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës
5 Mars 2021, 12:51
-
PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e zgjedhjeve, ka dhënë koncesion 100 milionë euro dy muaj para zgjedhjeve
1 Mars 2021, 19:36
-
Meta: Ishte mobilizuar i gjithë shteti për të 'mbyllur letrat' për zgjatjen e koncesionit të aeroportit
24 Shkurt 2021, 21:17
-
Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit 'Nënë Tereza' me 13 vjet! Paralajmëron zyrtarët e qeverisë: Ka edhe 26 prill, bëni kujdes
24 Shkurt 2021, 13:31