Ja vendimet e rëndësishme që mori grupi i PS, nga rrëzimi i Metës tek vota për Boden

Këtë javë parlamenti do të mblidhet dy herë. Veç seancës normale të të enjtes, të premten Kuvendi do të mblidhet posaçërisht për të votuar ligjin e Vettingut në politikë, të propozuar nga opozita. PS do ta rrëzojë këtë nismë e mbështetur dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias. 

Të enjten, që do të jetë një seancë e gjatë dhe intensive, PS do të marrë disa vendime të rëndësishme. Më i rëndësishmi është rrëzimi dekretin e presidentit Meta për buxhetin, vendim që erdhi pas kërkesës së studentëve. “Dekreti nuk ka lidhje me studentët. Ne nuk mund ta miratojmë. Kjo nuk i zgjidh çështjet”- tha Taulant Balla.

Kërkesës së studentëve për ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, PS i përgjigjet negativisht. “Ligji është një moment historik për atë që kanë kërkuar universitetet publike. Implementimi i tij nuk ka ecur mirë dhe për këtë ne kemi përgjegjësi e këtu do të ndërhyjmë” - tha Balla. 

Nëse të enjten hidhet në votim edhe dekreti tjetër i Presidentit për të bërë Vitore Tushën kryetare të KLSH-së, kandidatura do të shkojë drejt rrëzimit. 

“Ne e kemi vlerësuar maksimalisht kandidaturën, por ajo tashmë është pjesë e KED-së, dhe ne e kemi thënë që në fillim se për ne ka më shumë rëndësi reforma në drejtësi”,-tha Balla. 

Ndërkohë grupi parlamentar socialist ka mbledhur firmat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai do të mbështesë emrat e propozuar nga qeveria: Ritvan Boden, Edlira Lucin dhe Suela Popa, ndërsa parlamenti do të plotësojë tre vakancat e tij me: Arben Malajn dhe Artan Hoxhën, ndërsa vendi i përfolur se i ishte besuar Florion Mimës do të zihet nga Luljeta Minxhozi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan Hoxha: 18/12/2018 11:03

    Ce keni kete Artan Hoxhen more? Skeni turp? Hoqet nje Dhori Kule dhe vute nje Kule tjeter. Mostra qe skane te ngopur. marin nga 10 paga ne muaj. Le qe ska lidhje fare me Banken ky njeri qe ka qene prokuror i Enver Hoxhes. Turp i madh. Ka plot juriste te tjere me karriere banke, kete semundjen e bute gjetet? Ky eshte shteti o Edi Rama? Fatkeqesi dhe zhgenjim kombetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës