Jeni përfshirë në një aksident por nuk jeni fajtor? Çfarë duhet të bëni për të marrë dëmshpërblimin

Jeni përfshirë në një aksident por nuk jeni fajtor? Çfarë duhet të bëni për të marrë dëmshpërblimin

Foto ilustruese

Jeni aksidentuar nga makina të pasiguruara apo makina të paidentifikuara? Keni një vendim të formës së prerë për dëmshpërblim? Për të marrë paratë që ju takojnë duhet t’i drejtoheni Byrosë së Sigurimit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi dje se për dosjet me vendim të formës së prerë, pra për përfitim dëmshpërblimi, qytetarët duhet t’i drejtohen Byrosë së Sigurimit për orientimin e procedurave që ata duhet të ndjekin në tërheqje parave nga kompanitë e sigurimit.

Ekzekutimi i këtyre vendimeve i jep fund odisesë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të akumuluara që nga vitit 2001. Më herët, me një vendim Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi vendimin ku llogarit se fatura për dhënien e dëmshpërblimit kur është dhënë vendimi i formës së prerë, është 924 milionë lekë.

“Autoriteti njofton qytetarët t’i drejtohen Byrosë Shqiptare të Sigurimit për t’u informuar mbi dosjet e tyre, objekt i fondit të kompensimit.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar në vazhdimësi Byrosë Shqiptare të Sigurimit shpërndarjen e dosjeve për praktikat e miratuara, të papaguara, të cilat kanë vendim gjyqësor të formës së prerë, objekt i fondit të kompensimit. Autoriteti njofton qytetarët që kanë problematika lidhur me dëme të prapambetura nga fondi i kompensimit të komunikojmë me BSHS-në.
Stafi i Byrosë do t’i informojë dhe orientojë ata për shoqërinë e sigurimit, tek e cila është deleguar praktika për kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit të tyre. Në zbatim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, lista e dosjeve nuk publikohet, por qytetarët e interesuar mund ta gjejnë informacionin e detajuar pranë BSHS.
Për çdo problematikë apo për më shumë sqarime në lidhje me këtë proces, çdo qytetar mund të komunikojë me e-mail [email protected], amf @ amf. gov . al, ose mund të paraqitet pranë zyrave të AMF-së”, thuhet në njoftimin e Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 27/08/2018 04:29

    Ikni more legena.Te besh aksident ne shqiperi je i humbur.Duhet te mos udhetosh fare ne ate vend qe te jesh i sigurte.Nuk njoh njeri nga ata qe vijne nga jashte qe bejne aksident ne shqiperi dhe fitojne edhe kur kane te drejte.Vend i kapitulluar perfundimisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit