Platforma e opozitës me 4 pika, ja kush do ta udhëheqë, Basha: Shqiptarët duan vettingun në politikë (Nuk flet për familjarët)

TIRANE-Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar ku u vendos që të bojkotohet edhe seanca e radhës ditën e enjte, për t’u zhvendosur në mbledhje paralele në Durrës. Vettingu në politikë është kauza e re e PD, ndërkohë që Report Tv zbardh pjesë nga diskutimi i kryetarit Basha në mbledhjen e grupit në lidhje me këtë cështje. Basha thotë se qytetarët duan vettingun në politikë, por nuk sërish nuk përmend në asnjë fjali që kjo nismë të përfshijë edhe familjarët e tyre. 

Shumica dërrmuese e qytetarëve përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë që të mos ketë kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin në Kuvend dhe qeveri. Kam marrë me mijëra mesazhe nga njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces. Kemi mbështetjen e shoqërisë. Shqiptarët kërkojnë ndarjen përfundimtare të politikës nga krimi.

Lulzim Basha në mbledhjen e grupit

Menjëherë pas dorëzimit të draftit në Kuvend, në datë 7 shtator për vettingun në politikë, opozita ka ngritur edhe grupin e punës, që do të kryesohet nga Ervin Salianji nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI. Sot kryetari i grupit të PS, Balla është shprehur se propozimi i Bashës shmang hetimin e familjarëve, ndërsa Byroja e Hetimit dhe SPAK do ta bëjnë një gjë të tillë duke paralajmëruar një votë kundër nismës.

Lideri i PD, Basha deklaroi ne mbledhjen e grupit se nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.
1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:
3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:
4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Për secilën nga pikat deputetët e opozitës janë ndarë në 4 grupe pune. Report Tv zbardh emrat për secilin grup të 4 shtyllave të platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.
Ervin Salianji
Oerd Bylykbashi
Isuf Çela
Xhemal Gjunkshi
Rudina Hajdari
Klevis Balliu
Dhurata Cupi
Petrit Vasili
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Endrit Brahimllari

Koordinator Ervin Salianji

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

Enkelejd Alibeaj 
Gent Strazimiri
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Dhurata Çupi 
Astrit Veliaj
Klevis Balliu
Lindita Metaliaj
Silva Caka 
Nasip Naço

Koordinator Enkelejd Alibeaj

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

Oerd Bylykbashi
Genc Pollo
Tritan Shehu
Luan Baçi
Myslym Murrizi
Endri Hasa
Lorenc Luka
Izmira Ulqinaku
Anton Frrokaj
Luan Rama
Nora Malaj
Floida Kërpaçi
Vangjel Tavo

Koordinator: Luan Rama

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

Edmond Spaho
Grida Duma
Florian Mima
Albana Vokshi
Bardh Spahia
Jorida Tabaku
Halim Kosova
Orjola Pampuri
Agron Shehaj
Nadire Meçorapaj
Luçiano Boçi
Valentina Duka
Hekuran Hoxhalli
Fatbardha Kadiu
Perparim Spahiu
Viktor Tusha
Edmond Panariti
Edmond Haxhinasto
Shezai Rrokaj
Agron Çela
Lefter Koka

Koordinator: Jorida Tabaku

Pas mbledhjes se grupit te PD, Basha sot niset për një vizitë dy ditore në Gjermani. Sipas burimeve, do të ketë takime me zyrtarë të Bundestagut.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi PithMotra: 10/09/2018 16:46

    Këta Krye HORRAT e Politikës janë të "KRRIMBUR" në VJEDHJE dhe GRABITJE , prandaj edhe LULI Nuk flet për Familjarët , sepse gjithë €UROT dhe DOLLARËT e KORRUPSIONIT SHTETËROR janë në emrin e MIQËVE dhe Familjarëve të këtyre NDYRËSIRAVE të BABËZITUR të POLITIKËS KaraKu.vë 28 Vjeçare ! ÇOHU ENVER HOXHA i LAVDISHËM nga VARRI vetëm për 24 ORË , që ti VARËSH prej VESHËSH dhe ti RRJEPËSH për së Gjalli këta FUNDËRRINA , që VJEDHJEN e SHTETIT e Quajnë "ZOTËSI" , ZGJUARSI dhe TRIMÊRI , kurse 90% e Popullit të Ndershëm e Quajnë Budalla dhe të PaZotë ! Mos i Gëzofshi dhe i Bëfshi ILAÇE KANCERI për ju , FAMILJET tuaja dhe FËMIJËT tuaj ISHALLA O ZOT i MADH.

    Përgjigju
  • hinglateri: 10/09/2018 15:59

    Populli kerkon Berishen ne litar ty ne sater.Ky eshte vettingu.Keni duart te lyer me gjak

    Përgjigju
  • Plaku: 10/09/2018 14:27

    Identike si vendimet e pleniumeve ne kohen e PPSH.....O Lylzim shalenjitmi,po pse me ato qe do ti do te behet Vetingu ne politike...? Jo ore jo per politikanët eshte SPAK_u,ai do tju qethe mire majtas e djathtas duke filluar nga siper e deri poshte....nuk mund te mashtroshe askend.....fiksoje mire dhe kerkoni avokate te mire....

    Përgjigju
  • Roza: 10/09/2018 14:20

    Vetingu per politikanet shqipetare eshte nje nisem e guzimshme dhe e domosdoshme, por keta politikane qe po cirren per vetingun duhet te perishing e veten edhe familjaret e tyre sepse te gjitha pasurite qe I kane vene me hile e vjedhje ja kane vene ne logaritmi e gruaja motres vellait babait etj. Te kalojne ne site te gjithe politikanet dhe familjaret e tyre. Vetem keshtu do te quhet vetingu I sakte.

    Përgjigju
  • Tirona: 10/09/2018 14:19

    Shqiptaret duan Veting si Reforma ne drejtesi jo si shqupi o Lulush.Mos fol ne emrin e Popullit qe e vrave e vodhe.

    Përgjigju
  • Tirona: 10/09/2018 14:17

    Fillon seriali Babooolet 1.2.3.4 me von kismet.

    Përgjigju
    • Sala i rinovuar!: 10/09/2018 16:32

      Jo lule e ke gabim,vetingu ne politike duhet te jet gjithperfshires,me rreje e me dege,me familjar dhe agalar,te lindur e paslindur,ndryshe nuk dot quhesh veting por buding.Ky luli esht i mencem lum PD qe e ka.Krenohet opozita e bashkuar se ne krye ka nje magjar politik me shkolle,por i ka ngecur ora 12.Si mund ti bindesh shqiptatet dhe nderkombetatet qe vetingu ne politike te mos jet i thell per te pastruar korrupsjonin e akumulluar galopant qe i kasjell vetem te keqija ketije vendi.Europa dhe Amerika duhet te veje dore ne politiken e kalbexusr dhqiptare PD-PS+LSI e lesh e lije,ndryshej ky vend nuk behet.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale

Përballja me Romën në Europë, Granit Xhaka: Leverkusen shkon në finale