Atentatori i Azem Hajdarit 'Qytetar Nderi' i Hasit, reagon Edi Rama: Turp! Ç'janë këta këshilltarë?!

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor".

Vendimi është kundërshtuar nga Këshilltarët e djathtë të cilët kanë braktisur mbledhjen në shenjë proteste ndaj propozimit dhe vendimit të shumicës. Demokratët e kanë quajtur provokim dekorimin e Mazrekut, kjo pasi, ish-deputeti socialist i Qarkut të Kukësit, ka plagosur brenda sallës së Kuvendit, pas një sherri në foltore, Azem Hajdarin, ngjarje kjo e ndodhur 21 vite më parë.



(Vendimi i Këshillit Bashkiak të Hasit për shpalljen e Gafurr Mazrekut "Qytetar Nderi")

Miftar Dauti (Kryetar i Keshilltareve te djathte): Vendimi eshte i jashteligjshem pasi vendimi eshte marre pa prezencen e keshilltareve te djathte. Ne kerkuam 5 minuta pushim per konsultime, nderkohe keshilltaret e majte e kane miratuar propozimin e administrates se bashkise. I bëj thirrje prefektit qe te mos e miratoje kete vendim. 

Por edhe pse këshilltarët socialistë kanë marrë tashmë një vendim, vota e tyre nuk ka mbështetjen e kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë është shprehur nga mbledhja e grupit parlamentar socialist se këshilltarët e majtë kanë vepruar pa pyetur.

Rama ka thënë se ky propozim s’duhet të ishte bërë kurrë.

S’duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e nuk dimë gjë. Ç’janë këta të zgjedhur vendor që bëkan edhe peticione kundër nesh.

Edi Rama, kryeministër


Edhe më herët, propozimi i anëtarëve socialistë të Hasit shkaktoi reagimin e demokratëve të cilët e quajtën provokimin dekorimin e Gafurr Mazrekut. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dhënien e dekoratës për Mazrekun si një akt kriminal që “ndjell gjak” në parlament dhe e bën armik Ramën me Partinë Demokratike dhe të gjithë të djathtët në Shqipëri.

Atentati në Kuvend në vitin 1997
Gafur Mazreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin. Një vit pas atentatit nga Gafurr Mazreku, Azem Hajdarin e përndjek fati tragjik dhe ekzekutohet nga Fatmir Haklaj pranë selisë së PD në 12 shtator 1998.

Pas atentati brenda në Parlament, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaaaaaaa: 18/06/2018 21:01

    I madh je Toni.Ke goditur me komentin.

    Përgjigju
  • tonin: 18/06/2018 16:49

    ai qe burr e qelloi ballas jo si sala pas shpine

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/06/2018 16:41

    Ky është detaj që tregon që shqiptarët nuk kanë patur kurrë shtet, sepse shtet do të thotë KOORDINIM për çdo gjë. Shqiptarët tërë jetën e tyre kanë bërë sipas qejfit në çdo aspekt. Fakti që egzistojmë akoma si popull dhe si etni ndërkohë që në botë me kalimin e shekujve janë zhdukur popuj të tërë me gjithë gjuhët e tyre, tregon se egzistojmë falë kryeneçësisë personale të të bërit të gjërave pa pyetur askënd dhe asgjë, të strukur në thellësi në zemër të maleve. Malet shpëtuan shqiptarët!

    Përgjigju
  • Pushka top: 18/06/2018 16:07

    Pushka top tu befte e Mazrek.U prehesh ne paqe

    Përgjigju
  • xhimi: 18/06/2018 15:01

    do kishte heq nje pler me perpara,po e hengri koken e vet ashtu sic e meritonte,i lumte pisqolla,keta duhen ne kuvend tia numrojne plerave te kuvendit,.sepse jane shtuar shume,.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/06/2018 13:54

    Turpi ne kete rast eshte cifti Rama - Berisha...dy vellezerit siameze qe po shkaterrojne Shqiperine deri ne themel...

    Përgjigju
    • Maks: 18/06/2018 19:46

      Duhet te jesh kontrabandist armesh e nafte te behesh nder i kombit

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit