Kodi i ri Penal, del nga burgu
nëse paguan 5 mijë lekë për ditë

Kodi i ri Penal, del nga burgu<br />nëse paguan 5 mijë lekë për ditë
TIRANË - Të gjithë personat që do të dënohen deri në dy vjet burg mund të dalin në liri nëse paguajnë një shumë të hollash si dëmshpërblim.
 
Ndryshimi i bërë në Kodin Penal parashikon se personat që dënohen deri në dy vjet burg dhe paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore mund të dalin nga qelia nëse paguajnë një shumë të hollash e cila është e barazvlefshme me 5 mijë lekë për një ditë burg.
 
“Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita, kur çmon që vepra penale dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në dy vjet burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me pesë mijë lekë.
 
Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori i veprës penale. Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e vendimit për zëvendësimin e dënimit me burgim”,- parashikohet në Kodin Penal.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore