Komiteti Ekzekutiv i FSHF merr vendime, injoron gjykatën
Komiteti Ekzekutiv i ri në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk pyet për Gjykatën. Edhe pse zgjedhjet e fundit nuk janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës, organi drejtues i futbollit tonë është mbledhur normalisht dhe ka marrë vendimet sipas rendit t
Nuk është njohur akoma ligjërisht, por Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas asaj të 21 shkurtit. Siç dihet, Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar Asamblenë zgjedhore të FSHF, çka do të thotë se Presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv janë të ngrirë dhe nuk mund të bëjnë veprime ose të marrin vendime, vetëm kur kemi të bëjmë me ato bazike, që kryesisht janë pagat e administratës dhe të komisioneve përkatëse, përfshi edhe grumbullimet e ekipeve kombëtare.
Por duket se presidenti Armand Duka dhe Komiteti Ekzekutiv nuk duan t’ia dinë për Gjykatat dhe kanë vijuar të mblidhen, madje duke marrë vendime për plotësimin e Komisioneve të Përhershme me anëtarët përkatës. Në mbledhjen e fundit, çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv do të mbikqyr nga një komision, apo sektor, duke nisur që nga Garat, ekipet kombëtare, arbitrimi, futbolli amator, futbolli për fëmijët, ana juridike dhe e licencimit, për të përfunduar me komunikim e marketing.
Pra, edhe pse presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv nuk janë ende legjitimë, në FSHF çdo gjë kalon në dorën e tyre, edhe pse Gjykata akoma nuk ua ka dhënë të drejtën të marrin vendime. Çështja e zgjedhjeve të FSHF është edhe në Gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë, ankimuar nga kandidati Bashkim Fino, i cili para pak kohësh u shpreh se drejtuesit e institucionit të futbollit shqiptar për momentin nuk mund të marrin vendime. Mbetet për t’u parë hapi i radhës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.8%
-
Shumë pak
69.5%
Vota total: 4236
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lihet në burg presidenti i KF Iliria: E kam mik, ndodhi nga gjaknxehtësia! Lirohen nga qelia djemtë
4 Shtator, 11:32
-
'Më merr djalin në Kombëtaren A'! Arrestohet presidenti i KF Iliria, kërcënoi në banesë kreun e FSHF-së Armand Duka! Në pranga dhe 2 djemtë e tij futbollistë
31 Gusht, 18:29
-
Armand Duka: Europiani më i fortë se Botërori, Shqipëria ka në ekip një fenomen
16 Korrik, 15:58
-
Sezoni i ri i futbollit në vend/ Polemikat s'pijnë ujë, sezoni i ri i Superligës sërish me 'final-four'
9 Korrik, 15:52
-
Nga sot Kombëtarja zyrtarisht pa trajner, Sylvinho vijon me pushime në Portugali
9 Korrik, 13:23
-
Javë vendimtare, mësohet e ardhmja e Sylvinhos
8 Korrik, 16:23
-
E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen
3 Korrik, 17:21
-
Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares Bejkush Birçe
30 Qershor, 11:30
-
Sylvinho larg Kombëtares, mësohet oferta e parë për trajnerin brazilian
28 Qershor, 08:35
-
E ardhmja e Sylvinhos në pikëpyetje, Duka: Nëse vjen oferta 5 milionë euro s'e mbajmë dot, Mancini la Italinë për lekë
27 Qershor, 09:45
-
Euro 2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave
25 Qershor, 07:22
-
Armand Duka shfaqet 24 orë pas humbjes, kreu i FSHF-së: Krenar për Kombëtaren, djemtë dhanë gjithçka
16 Qershor, 22:38
Ndjeket penalisht çdo anetare dhe presidenti i pa ligjshem qe bleu shoqatat per tu bo president per te 5here,gjykata urgjentish duhet te meret me keto paliaço qe dojne te mbajne vendin me zori.
PërgjigjuNuk e kuptoj përse duhet gjykata të mbajë regjistrin e OJF-ve dhe mos e mbajë QKB-ja. Edhe informacionin kushto mund ta marri online në QKB ndërsa në gjykatë duhet të silles vërdallë për ditë të tëra.!!!!!
PërgjigjuOre njerëz nuk njeh apo nuk njeh gjykata asambletë, komitetet ekzekutive të FSHF apo organizatave të tjera jofotimprurëse. Gjykata është institucioni që mban regjistrin e OJF-ve dhe bën vetëm regjistrimin dhe depozitimin e akteve të këtyre organizatave (një prej tyre është edhe FSHF).Sigurisht që FSHF do vazhdojë punën normalisht derisa gjyqtarit të zhdrejtësisë ti mbushet mendja të pranojë dokumentat. Kanë shumë punë këta gjyqtarët tanë, nuk po marrin dot frymë nga korrupsioni. (jo se FSHF është më mirë jo, por këtu ska faj). Kur të vendosi CAS-i për B.Finon bëhen edhe ndryshimet e tjera në regjistër nëse do ketë. FLM
PërgjigjuA e kuptoni mor njerëz se çfar maskarai ordiner është ky armando duka . Po fajin e ka këlluf edi rama që se nxjer përjashta me shkelma ktë hajdut ordiner këtë jashqitjen e kombit armando dukën. E kjo që bën ky fundërrin tregon degradimin e Shtetit të leshit .
Përgjigju