Koncert me valle e këngë popullore nesër në Muzeun Kombëtar

Koncert me valle e këngë popullore nesër në Muzeun Kombëtar

Foto ilustruese

Në mbyllje të sezonit artistik, Teatri Metropol do të nis nesër më 7 qershor me Ansamblin Folklorik Tirana një festë me motivet më të bukura nga të gjitha trevat e Shqipërisë.  Koncerti popullor “Në Konak” sjell për publikun krijimtarinë folklorike ,që do të zhvillohet në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar këto ditë të muajit qershor i cili do sjell një atmosferë ndryshe për publikun nga veprimtaritë që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe.

Me udhëheqëse artistike Armela Demaj dhe koreografi nga Rudina Demaliaj e Donald Martini koncerti “Në Konak”, organizohet nga Qendra Kulturore Tirana sjell motivet më të mira të trashëgimisë kulturore të të gjitha trevave të Shqipërisë, të këngëve, valleve dhe kostumeve popullore nga jugu në veri.

“Shqipëria ka një trashëgimi kulturore të pasur dhe e përcjellë brez pas brezi, e në këtë kuadër pjesë e koncertit do të jenë dhe fëmijët”, shprehen oerganizatorët. Koncerti përfshin një program artistik muzikor rreth 90 minuta. Programi përmban valle e këngë të Shqipërisë së Mesme, të Jugut dhe Veriut të cilat do shijohen e kërcehen neser në orën 20:30.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share

Braimllari: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share