Konkursi për gradën “Kryekomisar”, zbulohen ‘njollat’ në CV-të e disa prej fituesve

Konkursi për gradën “Kryekomisar”, zbulohen  ‘njollat’ në CV-të e disa prej fituesve

Foto ilustruese

Konkurimi i efektivëve të Policisë së Shtetit për gradat “komisar” dhe “kryekomisar’, kryer ditët e fundit, u shoqërua me akuza për manipulime rezultatesh, kopjime në masë, mitmarrje apo edhe implikim të drejtuesve të lartë të Policisë Shtetit. Por derisa akuzat të vërtetohen, e vetmja gjë e sigurtë në këtë konkurim, është se biografitë e kunkurentëve kanë disa ‘njolla’. Disa prej atyre që sot fitojnë gradën e ‘kryemisarit’ me anë të konkursit, më parë kanë qenë në gjyq me Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit dhe e fituan këtë hap të karrierës së tyre ushtarake me anë të vendimeve gjyqërore. Ndërsa disa të tjerë rezultojnë se kanë patur probleme me titullarët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe për më keq edhe janë përjashtuar nga radhët e saj.

Policët paditës

Ndër emrat fitues të gradës ‘kryemisar’ përmes konkursit, por që e fituan këtë të drejtë me vendim gjykate janë disa prej efektivëve të policisë. Edasarela Mustafaraj, Specialiste, Koordinatore, në Sektorin (zyra) Qendrore Kombëtare EUROPOL, në Drejtorine e Policisë së Shtetit,  paditi këtë të fundit më 9 qershor 2017, që institucioni t’i njohë gradën policore "Kryekomisar" në perputhje me funksionin.

Më 30 maj 2017, Ilirjan Delilaj paditi Drejtorinë e Pergjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës për dhënien e gradës policore "Kryekomisar".

Donetin Papa, më 8 shtator 2016, fiton në Gjykatën Administrative gjyqin ndaj Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Urdhërit të Ministrit të Brendshëm, Nr. 1697 datë 19.09.2006 dhe detyrimin e palës së paditur që t'i njohë paditësit gradën që kishte para daljes së aktit administrativ, si kryeinspektor si dhe detyrimin e pales së paditur që t’i caktojë paditësit gradën kryekomisar.

Një tjetër paditës është Gjenovefa Budo, e cila kërkoi më 29 mars 2017 konstatimin e pavlefshmerise absolute të Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 64. Dt. 18.06.2008 dhe detyrimin e Policisë së Shtetit që t'i njohë paditëses Gjenovefa Budo gradën policore "Drejtues" dhe të drejtat financiare që rrjedhin nga kjo gradë.

 

Të shkarkuar dhe të akuzuar

Ana tjetër e fituesve të gradës ‘kryekomisar’ është largimi i tyre nga radhët e Policisë së Shtetit apo përmendja e tyre në ngjarje të rënda kriminale.

Në nëntor 2014, me urdhër të ish-kreut të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Artan Didi, u pezullua nga posti i tij si shef i komisariatit numër 2, Ilir Proda, për t’u zëvendësuar me Dritan Dordën. Sipas burimeve policore, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nisi hetimet, pasi Proda dyshohej se theu procedurat pas marrjes së një denoncimi në këtë komisariat. Një person denoncoi se një vajzë e ngacmonte në telefon dhe në vend të marrjes së kallëzimit nga ana e specialistëve të komisariatit, Proda zgjodhi mënyrën e ballafaqimit të dy palëve. Në momentin e ballafaqimit mes vajzës dhe denoncuesit, në kallëzimin e bërë pranë SHKB-së, u pretendua se Proda ushtroi dhunë ndaj vajzës, duke i bërë edhe presion për të mos e bezdisur më në telefon djalin që bëri denoncimin.

Gertian Brovina, fitues i konkursit për gradën ‘kryekomisar’, gjatë një seance ndaj Dritan Dajtit, në shtator 2013, u akuzua nga ky i fundit, se kishe qëlluar ndaj oficerit Kastriot Feskaj, njërit prej katër efektivëve të vrarë, për të cilat akuzohet Dajti. “Kastriot Feskën, nuk e kam vrarë unë por ai është qëlluar nga pas shpine nga kolegu i tij. Unë e kam parë këtë person dhe ai është Gertian Brovina, djali i Bujar Brovinës, drejtorit të “Qytetit Studenti”- deklaronte i pandehuri Dritan Dajti për operacionin e 7 gushtit 2009, në zonën e Plazhit në Durrës.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet