Vendet e BE janë duke menduar seriozisht ngritjen e një kampi refugjatësh jashtë territorit të vendeve antëare, për të frenuar fluksin e emigrantëve.

Është  kryeministri danez  i cili propozon si zgjidhje ndërtimin e kampeve të azilkërkuesve.

Për këtë propozim kanë shprehur dakortësinë e tyre edhe Gjermania Austria dhe Holanda.

Kryeminisrti danez Lars Lokke Rasmussen e ka hedhur këtë propozim në një kohë kur më shumë se një milion emigrantë kaluan kufijtë e Europës.

 21 mijë azilantë mbërritën në Danimarkë vend I cili ka ndërmarrë një sër ndryshimesh ligjore.

Agjencia e lajmeve Bloomberg thotë se propozimi kryeministrit danez mund të bëhet realitet brenda disa muajsh.

Në artikullin e Boomberg theksohet se kryeministri danez nuk e ka specifikuar ende se cilat janë vendet ku pontecialisht mund të ndërkohen këto kampe.

Vëndet e BE janë duke kërkuar një shtet “i cili të mos jetë shumë tërheqës për trafikantët”.

Këtë zhvillim e  konfirmoi edhe Kancelari austriak, Sebastian Kurz, që thotë se bisedimet janë tashmë në një fazë të avancuar.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Reuters po për këtë çështje ka publikuar një artikull ku thekson se numri i emigrantëve që mbërrijnë në Greqi janë duke u përpjekur të arrijnë Evropën Perëndimore nëpërmjet Shqipërisë. Numri i tentativave për të kaluar nga Shqipëri është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit thuhet në shkrim.

Hyrja në Kroaci, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi fqinj, mbetet modeste krahasuar me vitin 2015 në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, por po rritet me shpejtësi.

Duke cituar autoritetet shqiptare Reuters thotë se 2,311 njerëz u ndaluan gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, ndërsa vetëm 1,000 u arrestuan gjatë gjithë vitit 2017.

Ndërkohë, në Tiranë mediat pyetën kryetarin e PD për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh në vendin tonë. 

Një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetëkurrsesi një vendim i vetëm një personi, aq më pak, nëqoftëse kjo serviret një karamele për tëëmbëlsuar gojën e hidhur tëEuropës, nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike