Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit, krushku i Berishës, Luan Malltezi për Ramën: Vendimi i qeverisë, i duhuri

Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit, krushku i Berishës, Luan Malltezi për Ramën: Vendimi i qeverisë, i duhuri

Luan Malltezi, historian

Historiani Luan Malltezi, i njohur edhe si krushku i ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka parë pozitivisht aktin e qeverisë shqiptare për të kthyer në atdhe eshtrat e Mit’hat Frashërit, patriotit dhe personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe I ftuar në studion e Channel One, Malltezi ka thënë se Frashëri është një kolos shqiptar, dhe se përmasat e figurës së tij janë të njëjta me ato të Winston Churchill.

Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mid’hat Frashërit. Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. Nëse eshtrat e tij do t’i kthenin të djathtët do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët. Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Nëse bëjmë një renditje të figurave më të mëdha të kombit, Mid’hat Frashëri është ndër të parët. Është një personalitet jashtëzakonisht i madh për të cilin kishte nevojë Shqipëria. Është e habitshme se si ka qendruar letërsia shqiptare pa Mid’hat Frashërin. Derisa filloi Lufta e dytë Botërore nuk ka patur njeri idenë se Mid’hat Frahëri ishte tradhëtar. Ai ishte përfaqësues i ndërgjegjes shqiptare. Është i vetmi personalitet, madje edhe sot e kësaj dite nuk ka, që botonte në revistat dhe gazetat e Evropës shkrime dhe analiza kryesisht për çështjen shqiptare. Ai ishte tejet i iluminuar. Ishte një antikomunist që i doli fjala. Ai thoshte se  komunzimi ishte një gjarpër në gji. Për mua përmasat e figurës së tij janë me ato Ëinston Churchill. Padyshim një shqiptar i jashtëzakonshëm. Zogu e shndërroi në librar. Lidhur me vdekjen e tij, edhe pse nuk ka shumë fakte unë personalisht dyshoj se është eleminim. Për mua qëndron teza se atë e eliminoi shërbimi sekret amerikan për shkak se ai nuk mbështeste operacionin për ndërhyrje në Shqipëri. Mid’hati nuk donte të vinte në Shqipëri si diversant dhe është tërhequr dhe kjo ka qenë shumë kollaj për ta eleminuar. Nuk besoj se ka gisht Sigurimi i Shtetit në eleminimin e Mid’hat Frashërit. Tërheqja e Mid’hatit nuk vlente për amerikanët. Gjithsesi nuk kemi fakte të forta për këtë eliminim.

Luan Malltezi, historian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 13/11/2018 19:18

    Cdo personalitet e vlerson populli dhe jo pseudopolitikanet . Kontributi i Mithat Frasherit , duhet ndare para drejtimit te Ballit kombetar ku me dokumenta bashkepunoi me nazi fashistet . Ceremonia qeveritare nuk perfaqeson PS e vertete, por nje grup liberal te dhathte te Edi Rames . Shiko programet ekonomike dhe aplikimet me PPP ,dhe do kuptosh qe kjo nuk eshte PS qe votoi populli , por pabesia politike qe ka rrembyer emblemen e PS si parti e majte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm