Debati i plotë te 'Ekonomia', Braçe mbyll mbledhjen i tensionuar: Kur s'di gjë, pusho! Balliu: Të fala! (VIDEO)

Me debate nisi edhe mbledhja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Kreu i këtij komisioni, socialisti Erion Braçe u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu që në nisje të mbledhjes. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë si të korruptuar dhe për këtë arsye sipas tij çelja e negociatave është e pamundur.

Gjithashtu, Balliu hodhi akuza edhe në adresë të kompanisë që do ndërtojë Teatrin e Ri Kombëtar, akuza të cilat sipas Braçes janë gjobëvënie. Insistimit të Balliut për t'i ndërprerë fjalën, Braçe iu përgjigj duke mbyllur mbledhjen ende pa nisur mirë. 

Debati te komisioni parlamentar i Ekonomisë: 

Klevis Balliu: Brenda këtij komisoni ka edhe kolegë socialistë qëe kuptojnë këtë gjë që është e pamundur të ketë hapje negociatash në një moment kur kemi një korrupsion galopant. Dhe këtu po marr shembullin e kompanisë "Fusha", e cila në mënyrë të paprecendetë ka marrë 129 tendera, 90 milionë euro. Në një vend kaq të vogël, 90 milionë euro. Janë vjedhur 865 milionë euro, shumë marramendase për një vend si Shqipëria. Tani z.Rama kërkon të marrë 600 mijë Sirianë dhe kërkon të zëvendësojë popullin e Skënderbeut me popullin e Sulltanit. Sa shqiptarë janë larguar vitet e fundit? 600 mijë shqiptarë. I thoni atij zotërisë si ka mundësi që ikën këta. 

Erion Braçe: Këtë komision nuk e përdor dot as ti, as unë dhe askush për t'i vendosur gjopbë kompanive që operojnë në tregun e shqiptarë. Po të kishte lexuar raportin e KLSH, do kishe kuptuar që vlera prej 826 mln euro, përbëhet nga mungesa e vendojes së gjobave për makinat e sekuestruara që operonin në mënyrë të paligjshme si lojëra fati. O djalë, nga dhjetori...

Klevis Balliu: E para njëherë...djalë, shko thuaji ndonjë tjetri...

Erion Braçe: Ok, ndjesë...deputet i nderuar. Dëgjo pak, nga dhjetori, kur erdhi kjo prokurorja që e identifikoni si tonën, deri tani, KLSH ka kallëzuar bvetëm, 5 ccështje, dy të tjera...

Klevis Balliu: Zoti kryetar, ca justifikimi ke për këtë…

Erion Braçe: Kur s'di gjë, mbylle tani dhe mos e vazhdo më. Do rrish tani që ta mbaroj unë?

Klevis Balliu: Mbylle ti.

Erion Braçe: Atëherë mbledhja e komisionit mbyllet. 

Klevis Balliu: Të fala mbylljes dhe kujt të duash... Përgjigju këtyre letrave njëherë. 

Erion Braçe: S'do ketë mbledhje këtu sa kohë do jesh i pranishëm ti. Nuk do ketë mbledhje...  

Klevis Balliu: Erjon, më shumë shanse kam të hyjë unë këtu brenda, se ti, vazhdo rrugën tashi...

Edmond Spaho: Edhe dje e mbylle mbledhjen kështu, nuk është serioze...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 21/06/2018 00:04

    A thone qe gamori eshte babai i mushkes? Djali i baba Fahriut spiunit.

    Përgjigju
  • XXX: 20/06/2018 20:21

    Po hajdutet nuk e mbyllin duan trazira jan jasht cdo orbite duan vetem Babale

    Përgjigju
  • redi: 20/06/2018 15:54

    Si u jatandis pearlamenti , ku debila si Noka , Selianji dhe Balliu kane me muaj qe sabotojne punen e tij . Nuk mund te kerkoj Bracja ose kryetar komisionesh ndihmen e gardes per te perzene keta zhurmues

    Përgjigju
  • Tata: 20/06/2018 15:50

    Sate ket gomer ska mbledhje serjoze Gomari i shekullit po palloshi i groshes Klevis Fari trapi .

    Përgjigju
  • Mark: 20/06/2018 13:22

    O balliu...o idiot o trap o gomar o tra* o tra* o idiot o gomar o ko*e o trap o idiot. Uaaa eshte e pamundur te jesh kaq tra* sa ty. Si je kshu ti?? Ca problemi ka me ty qe s'shkon?? Rri rehat ne shtepi qetesohu mos u mer me njerezit e botes

    Përgjigju
  • O nish: 20/06/2018 13:20

    Me rop shpie kur u be dhe budallai i Fariut te japi mend.Po shko laj nanje plenc te gjoli o halabak

    Përgjigju
  • Toni: 20/06/2018 13:04

    Cuni i Fariut ne komision ekonomie. luksi i madh per Shqiperine te japin mend kalamaqte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot