Përplasje mes bandave, vrasje në ish-bllok, një i vdekur dhe dy të plagosur (EMRAT+VIDEO)

TIRANE-Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një përplasje mes bandave mbrëmjen e sotme rreth orës 21:50 minuta në zonën e Bllokut. Të plagosurit janë Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën, ndërsa viktima është Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Burime për Report Tv pohojnë se Gaxha ka qenë truproja i Martinajt, ndërsa ndërhyri gjatë përplasjes me armë duke e shpëtuar. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, Ervis Martinaj ndodhet në reanimacion, ndërsa në gjendje më të rënduar paraqitet Hasa. 

Dinamika si ndodhi ngjarja
Burime për Report Tv nga grupi hetimor, por edhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, kur brenda lokalit ‘Monopol’ të Redi Popescut, ku ishin të ulur Ervis Martinaj së bashku me truprojën e tij është afruar një person duke i qëlluar.

Truproja, Rigers Gaxha ka ndërhyrë duke shpëtuar Ervis Martianjn, ndërsa nga ka marrë një plumb në kokë duke mbetur i vdekur. Nga fotot e 'Report Tv' në vendngjarje duket edhe plaga që ka marrë në kokë Gaxha. Gjatë momentit të transportimit me barrelë, çarçafi i bardhë më të cilin ishte mbuluar viktima ishte bërë me njolla gjaku në pjesën e kokës. Ndersa Ervis Martinaj dhe Laert Hato u plagosen.

Lokali ‘Monopol’ i Popescut ku ndodhi ngjarja ndodhet pranë KFC-së, në një rrugë shumë të frekuentuar nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjatë atentatit, Popescu ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku një kamariere e lokalit ka pohuar jashtë kamerave se brenda në lokal ka ndodhur "një kasaphanë e vërtetë". Familjarë të Redi Popescut kanë kontaktuar Report Tv dhe kanë konfirmuar se ai nuk është plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Redi Popescu eshte mik i Ervis Martinajt.

Por kush është Ervis Martinaj?
Njëri nga të plagosurit sonte në Bllok është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2016 është akuzuar për një ngjarje në lokalin ‘Muraga’ në Fresk, por edhe për ngjarje të tjera në kryeqytet. Ai është pronar i një pike bastesh, por edhe i disa bizneseve të tjera. Ende nuk dihet asgjë për autorët, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një përplasje mes bandave.

I plagosuri Ervis Martinaj 

Konfliktet/ Vrasja e Enton Nikës
Konflikti ku u vra Enton Nika ndodhi në parkingun e lokalit “Muraga” në Linzë ne 2016. Të pandehurit kanë drekuar në këtë lokal dhe në momentin e largimit kanë parë Nikën dhe pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri. Referuar deklarimeve të të pandehurve, gjykata pretendon se Ervis Martinaj ka vënë re shtetasin Enton Nika që po shihte nga ata, duke folur nëpër dhëmbë, që i është dukur si sharje të pandehurit Ervis. “Ai i është drejtuar të ndjerit Enton Nika duke i thënë “…o çuni, hajde një sekondë…”. Pasi janë afruar, i pandehuri Ervis i ka hedhur dorën në qafë të ndjerit Enton duke i thënë:”…A më njeh mua, unë jam Ervis Martinaj…”. Entoni i ka thënë “…qofsh me shëndet, unë jam Enton Nika dhe më largo pak atë dorën nga supi se ta këpus…”, rrëfehej nisja e konfliktit në vendim. Më tej të pandehurit janë përfshirë në konflikt fizik me ta, ku në një moment i pandehuri Emiljano Tasho ka qëlluar me një armë pistoletë, sipas tij nga pakujdesia, drejt Enton Nikës, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Fabjol Gaxha, truproja e Martinit

Njoftimi i policisë:

 Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Vrasja në Bllok, flasin familjarët e pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja

Fillimisht u raportua se nga ngjarja në Bllok u plagos edhe pronari i lokalit 'Monopol' Redi Popescu, por familjarët e tij të kontaktuar nga Report Tv theksojnë se biznesmeni nuk është plagosur.

Ora 22:57
Vrasja në Bllok në lokalin e biznesmenit të njohur (Detaje të reja)

Report Tv mëson se vrasja në Bllok mbrëmjen e sotme ka ndodhur në lokalin e Redi Popescut, i cili është një biznesmen i njohur në vend. Ai pronar i bar 'Solomon' në ish-Bllok, ku ndodhi vrasja, por edhe i disa bizneseve të tjera në vend. Pas ngjarjes janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.  

Ora 22:36
Vrasja në Bllok, zbulohet kush ishte objektivi dhe e kaluara e dy të plagosurve (Emrat+Detaje)

Mbrëmjen e sotme në ish-Bllok një person mbeti i vdekur nga një atentat dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Viktima ende nuk është identifikuar, njëri nga dy të plagosurit është Ervis Martinaj, i cili ishte objektivi, ndërsa tjetri Laert Hato.

Ervis Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Ai është pronar bastesh, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e mikut të tij Redi Popescut në Bllok, i cili frekuentohet nga të rinjtë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 05/10/2018 09:23

    Do jenè zènè pèr ato L**ret e Fredi ZGJEBSIT , qè kush ti merte mè pèrpara pèr Orgji ! Ato ShalèShqyerat e Fredi KokèLoqes kanè marr mè qafè gjithè ata Djemè si nè ITALI , ZVICÈR , AUSTRI dhe SHQIPËRI !

    Përgjigju
    • Tafiku: 05/10/2018 10:16

      O Faik do jene zene per motrat tua se kane filluar nxjerrin dhe femijet per te lypur.

  • Goni: 05/10/2018 08:00

    Po ky ordineri ka shkuar per trim e ka gjet belane ! As ka qene fare shenjester atentati, Martinaj vete eshte futur me 8 cuba ne lokal . Mire ju be, se mesoi qe nuk e rru kush per te.

    Përgjigju
  • Blloku: 05/10/2018 00:16

    Iu thafte dora atentatorit qe e la te gjalle Martinin.

    Përgjigju
    • Psikiatria: 05/10/2018 10:50

      Sos Faiku ka nevoje per ndihme, do i bej keq vetes. Ka qene qe Korene Veriut duke i rene nga Kina e kuptoni apo jo? Vetem prinderit i kane lindur ne fshat mavrise ndersa vete eshte qytetar. E kuptoni ne cfare gjendje eshte apo jo? Do mbani pergjegjesi kur te bej vetvrasje.

    • Faik: 05/10/2018 10:00

      Do jenè zënë për ato ShalëShqyerat e Fredi DOBIÇIT , që kush ti merte më përpara për ORGJI ! Vajzat e Fredi Gungaçit kanë futur në SHERR një Lagje të tërë siç Kombinati i JEVGJËVE dhe i HARRIXHINJËVE ! Fredi i ZI nga KOMBINATI , që i ngjan shumë Lagjeve të Republikës KONGOS dhe ZIMBABUES në AFRIKË! Hahahahahahahah! Fredi KORBI qè mburet se është 'qytetar' nga Kombinati ! O Nëne O Nëne ! Pse jeton ky Fredi MAVRIA ??!! Për 2 QOFTE me Mish Qeni dhe 1 Dopio Raki KUMBLLE të Thartuar !

    • Faiku: 05/10/2018 09:23

      E ka nisur rrugen per ferr, nuk do vonoje. Ka prekur shume interesa dhe per me teper nuk di katundari te shijoje parate e bera nga bixhozi por sillet si gangester. Boset e medhenj te biznesit por dhe ata te krimit ndjehen te rrezikuar nga ky rrugac i pasur i paparashikueshem keshtu qe mos u shqeteso Blloku. Eshte nje kufome qe e ecen tashme, e ka derdhur kupen. I implikuar ne vrasjen e Santos, porosites i disa vrasjeve, ekzekutues dhe i perfshire direkt ne atentatin ndaj Samir Manes ku mbeti i vrare nje oficer i gardes se republikes.

    • Mato Gruda: 05/10/2018 08:17

      S`ka gje te keqen halla se ja terezisim prape!!

  • Mili: 04/10/2018 22:42

    Atij Vist rrotull i vinte ka kohe se mbeti duke vene gjoba

    Përgjigju
    • Bobja: 04/10/2018 23:46

      Po ti Mili Parkut je, shkruan nga qelia.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira