POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lamtumirë rrudha! Ja 5 ushqimet që do t’ju mbajnë gjithmonë të reja

Foto ilustruese

Rrudhat kanë qenë, janë dhe do të jenë një problem mjaft shqetësues për të gjitha femrat. Ato duan të ngelen të bukura dhe të freskëta gjithmonë, por duhet të dinë që gjithçka rrotullohet tek ushqimi. Janë 5 produkte ushqimore do t’ju ndihmojnë të mbani larg rrudhat:

1.Bizele

Bizelet janë një ushqim i rëndësishëm, për të gjithë ata që nuk duan të plaken. Ato janë të pasura me fibra dhe antioksidantë.

2.Arra

Konsumimi i arrave, mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin. Përveçse arrat reduktojnë rrezikun e kancerit, ose sëmundjeve të zemrës, ato janë të rëndësishme edhe për plakjen.

3.Karrotat

Karotat, përveçse do t’ju bëjnë më jetëgjatë, ato do t’ju pastrojnë edhe lëkurën, duke reduktuar edhe mundësinë për rrudha.

4.Sardelet

Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden te sardelet kujdesen për shëndetin tuaj. Ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti.

5.Shega

Kolagjeni që gjendet te shega, është i rëndësishëm për lëkurën. Sigurisht, ato farat e kuqe të vogla, ju bëjnë më jetëgjatë, largojnë mikrobet nga zorrët dhe ju mbrojnë shëndetin.

fl.mi.
Komento