POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Lista e plotë me emrat/ Legalizimet, del VKM-ja e re që saktëson 176 certifikata pronësie

Foto ilustruese

Është zbardhur dje VKM-ja që korigjon plot 22 vendime të mëparshme të Këshillit të Ministrave për miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Këto ndryshime prekin jo pak por 176 certifikata pronësie të cilat kanë ndryshime si përsa i përket pronarëve po ashtu edhe sipërfaqes së pronës. Bëhet fjalë për prona që janë në qarqe të ndryshme të vendit. Vendimi i Këshillit të ministrave është publikuar në fletoren zyrtare dhe ka të bëjë me korigjimet e VKM-ve të: datë 12.11.2008; nr. 1657, datë 24.12.2008; nr. 100, datë 27.1.2009; nr. 450, datë 6.5.2009; nr. 611, datë 11.6.2009, nr. 677, datë 18.6.2009; nr. 805, datë 22.7.2009; nr. 1038, datë 14.10.2009; nr. 1134, datë 18.11.2009; nr. 1283, datë 23.12.2009; nr. 125, datë 17.2.2010; nr. 247, datë 13.4.2010; nr. 404, datë 26.5.2010; nr. 549, datë 7.7.2010; nr. 646, datë 28.7.2010; nr. 118 datë 17.2.2011, nr. 359, datë 4.5.2011; nr. 822, datë 23.11.2011; nr. 900, datë 12.12.2012; nr. 345, datë 24.4.2013; nr. 472, datë 30.5.2013; nr. 490, datë 18.6.2013.

f.g./b.ha.
Komento