Liverpool dhe United shkatërrojnë kundërshtarët, Arsenalit i mjafton një gol me roveshiatë

Liverpool dhe United shkatërrojnë kundërshtarët, Arsenalit i mjafton një gol me roveshiatë

Manchester United

Liverpool, falë Mohamed Salah, nuk e ka diskutuar në asnjë moment ndeshjen e javës së 15 të “Premier League”, pasi ka shkatërruar 0-4 Bournmouth në transfertë. Sfida u zhbllokua që në minutën e 25 me Salah që bëri rolin e një ‘pyke’ duke ndjekur deri në fund një aksion. Më pas egjiptiani dërgoi shifrat në 2-0 falë një aksioni personal të konkretizuar me sukses. Në pjesën e dytë një autogol i vendasve pothuajse mbylli gjithçka, pavarësisht se për të vulosur shifrat mendoi sërish Salah që kompletoi në këtë mënyrë golin e tretë personal.

Një fitore të ngjashme ka marrë edhe Manchester United. “Djajtë” e Mourinho-s kanë mposhtur 4-1 Fulham në “Old Traford”. Fillimisht Young, më pas Mata dhe Lukaku mbyllën pjesën e parë në 3-0. Në fraksionin e dytë të lojës miqtë u munduan dhe arritën të shkurtonin shifrat, por ishte shumë pak përballë United i cili në minutën e 82 shënoi edhe golin e katërt me Rashford.

Tre pikë edhe për Arsenal që erdhën jo me pak vuajtje. “Topçinjtë” pas ndeshjes spektakolare me Tottenham sot kundër Huddersfield janë mjaftuar me një fitore minimale 1-0. Golin e fitores për vendasit e realizoi mesfushori Torreira me roveshiatë.

Nndërkohë në “La Liga” Atletico Madrid ka lënë pas barazimin me Girona-n pasi sot ka fituar 3-0 kundër Alves në “Metropolitano”. Për “El Colchoneros” në këtë takim realizuan Kalinc, Griezman dhe Rodrigo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje

Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh në ndërtim e sipër! Ishte pa leje