Makovei i kërkon Këshillit Europian fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Makovei i kërkon Këshillit Europian fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Në foto në mes Monika Makovei

Monika Makovei, Bashkë-Kryetare e Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri, lidhur me komunikimin e ri të Komisionit Europian për Strategjinë e Zgjerimit të BE, i kërkon Këshillit Europian hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian më 28 Qershor.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar në rrjetin social, Facebook deklaratën e Makoveit, e cila inkurajon popullin shqiptar të vazhdojë përpjekjet e veta, të mos shpërbëjnë çfarë është arritur deri më tani, dhe rekomandon hapjen e negociatave në mbledhjen e radhës të Këshillit më 28 Qershor.

Unë e mirëpres vendimin e marrë nga Kolegji i Komisionerëve në Strasburg javën e kaluar. Shqipëria ka bërë progres substancial drejt hapjes së negociatave në fushën e administratës publike dhe të drejtësisë.

Masa janë marrë kundër organizatave kriminale, si dhe një marrëveshje është nënshkruar ndërmjet Tiranës dhe FRONTEX-it. Me këtë rast unë e inkurajoj popullin shqiptar të vazhdojë përpjekjet e veta, të mos shpërbëjnë çfarë është arritur deri më tani, dhe rekomandoj hapjen e negociatave në mbledhjen e radhës të Këshillit më 28 Qershor.

Deklarata e Monika Makoveit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin