TIRANE - Arrest me burg 30 ditor për Ervis Martinajn dhe burg pa afat për Eljo Haton janë masat e sigurisë të marra nga Gjykata e Tiranës, për ty të arrestuarit pas masakrës mbrëmjen e të enjtes në ish-bllok. Një seancë e pazakontë ka qenë ajo e zhvilluar këtë të diel, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet, ndaj Ervis Martinajt dhe Eljo Hatos, pas përleshjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut, për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata i ka lënë 30 ditë afat Prokurorisë që të depozitojë të gjitha provat që tregojnë se Martinaj ka qëlluar me armë dhe është i përfshirë direkt në përplasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa për Haton Prokuroria ka në dorë të gjithë kohën e nevojshme për mbledhjen e provave. 

Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës së "arrestit me burg" për të dy të arrestuarit, të cilët mbetën të plagosur në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha me një plumb në kokë, ndërsa autor i dyshuar u identifikua komandoja Merviol Bilo. Seancat janë zhvilluar të dyja të ndara, në spitalin privat, ku ndodhet Martinaj dhe te reanimacioni i Traumës ku Eljo Hato ndodhet në luftë me vdekjen, për shkak të plagëve të rënda të marra në organet jetike. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sot ishte afati i fundit që të arrestuarve duhet t'u rivlerësohej masa. Gjyqtari Artan Gjermeni shkoi vetë në spital ku edhe iu komunikoi masën e sigurimit dy të arrestuarve. Pas vizitave të ndara te spitali privat dhe Trauma, gjyqtari Gjermeni vendosi t'i lërë dy të plagosurit e masakrës së ish-bllokut në masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor, deri në përfundimin e dosjes hetimore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Por këto kërkesa nuk janë të mbështetura në dosjen e prokurorisë, pasi nuk ka të dhëna që të provojnë se Vis Martini kishte konflikt. Ka qenë në shoqërinë e Redi Popescut. Me Ervin Matën ka pasur marrëdhënie normale. Kur është qëlluar me armë, është futur edhe ai për të shuar konfliktin. Në dijeninë e Vis Martinajt nuk është shkak këngëtarja për sherrin. Vis Martinaj ka marrëdhënie mjaft të mira me Ervin Matën. S'më rezulton të jetë e vërtetë që të ketë konflikt mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabian Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s'ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando, të cilin Ervis Martinaj nuk e njeh. 

Mirash Martini, avokat i Ervis Martinit

Edhe avokati mbrojtës i Eljo Hatos, Zeni Qinami tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj përplasje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri.  

Ishim në seancë gjyqësore te Dpitali Ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykat të vlerësojë si të paligjshëm arresitmin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktukar këtë masë sigurimi. Nuk ka anjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Ai është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Kërkova nga mjekët të shtojnë kujdesin për klientin tim. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. Nuk është në gjendje të flasë. provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj. S'ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S'më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë. 

Zeni Qinami, avokati mbrojtës i Eljon Hatos

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. 

Masat e sigurisë afër spitalit ku ndodhet Martinaj

Ende në kërkim Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjon Alushi
Në lidhje me ngjarjen, dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim. Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata nga viktima Fabian Gaxha disa përpara masakrës në një lokal nate. Në kërkim mbeten Merviol Bilo, komandoja 41-vjeçar që dyshohet se vrau Gaxhan, biznesmeni Ervin Mata si dhe Fabiol Alushi, të cilët kanë qenë të tre në një tavolinë në ambientet e lokalit "Monopol", në pronësi të Redi Popescut i cili është bërë dëshmitar i kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
‘Si e ka emrin ky? Emiliano?’, gafa e avokatit të Eljon Hatos, gazetarët i vijnë në ndihmë (VIDEO)

TIRANË– Është zhvilluar në spital seanca për caktimin e masës “arrest me burg” për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Pas seancës për Haton, avokati i tij mbrojtës tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj ngjarje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes. 

Por para prononcimit të tij për mediat, avokati Zeni Qinami ka bërë një gafë, për të cilën i erdhën në ndihmë gazetarët e pranishëm.

“Si e ka emrin ky? Emiliano, si e ka?“- ka thënë para kamerave avokati Qinami. Por gazetarët i kanë ardhur në ndihmë duke i thënë emrin e klientit të tij.

Gjatë gjithë kohës, avokati nuk përmendi më emrat e personave që ai përfaqëson, duke i quajtur Martini dhe Hato.