Masakra në ish-Bllok, Gjykata jep 30 ditë burg për Ervis Martinajn, burg pa afat për Eljo Haton

TIRANE - Arrest me burg 30 ditor për Ervis Martinajn dhe burg pa afat për Eljo Haton janë masat e sigurisë të marra nga Gjykata e Tiranës, për ty të arrestuarit pas masakrës mbrëmjen e të enjtes në ish-bllok. Një seancë e pazakontë ka qenë ajo e zhvilluar këtë të diel, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet, ndaj Ervis Martinajt dhe Eljo Hatos, pas përleshjes me armë zjarri në zonën e ish-bllokut, për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata i ka lënë 30 ditë afat Prokurorisë që të depozitojë të gjitha provat që tregojnë se Martinaj ka qëlluar me armë dhe është i përfshirë direkt në përplasjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ndërsa për Haton Prokuroria ka në dorë të gjithë kohën e nevojshme për mbledhjen e provave. 

Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo kërkuan dhënien e masës së "arrestit me burg" për të dy të arrestuarit, të cilët mbetën të plagosur në ngjarjen ku u vra Fabian Gaxha me një plumb në kokë, ndërsa autor i dyshuar u identifikua komandoja Merviol Bilo. Seancat janë zhvilluar të dyja të ndara, në spitalin privat, ku ndodhet Martinaj dhe te reanimacioni i Traumës ku Eljo Hato ndodhet në luftë me vdekjen, për shkak të plagëve të rënda të marra në organet jetike. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, sot ishte afati i fundit që të arrestuarve duhet t'u rivlerësohej masa. Gjyqtari Artan Gjermeni shkoi vetë në spital ku edhe iu komunikoi masën e sigurimit dy të arrestuarve. Pas vizitave të ndara te spitali privat dhe Trauma, gjyqtari Gjermeni vendosi t'i lërë dy të plagosurit e masakrës së ish-bllokut në masën e sigurisë arrest me burg 30 ditor, deri në përfundimin e dosjes hetimore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. 

Akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë. Por këto kërkesa nuk janë të mbështetura në dosjen e prokurorisë, pasi nuk ka të dhëna që të provojnë se Vis Martini kishte konflikt. Ka qenë në shoqërinë e Redi Popescut. Me Ervin Matën ka pasur marrëdhënie normale. Kur është qëlluar me armë, është futur edhe ai për të shuar konfliktin. Në dijeninë e Vis Martinajt nuk është shkak këngëtarja për sherrin. Vis Martinaj ka marrëdhënie mjaft të mira me Ervin Matën. S'më rezulton të jetë e vërtetë që të ketë konflikt mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. Nuk ka të dhëna se Martinaj kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabian Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s'ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando, të cilin Ervis Martinaj nuk e njeh. 

Mirash Martini, avokat i Ervis Martinit

Edhe avokati mbrojtës i Eljo Hatos, Zeni Qinami tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj përplasje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri.  

Ishim në seancë gjyqësore te Dpitali Ushtarak në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykat të vlerësojë si të paligjshëm arresitmin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktukar këtë masë sigurimi. Nuk ka anjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Ai është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Kërkova nga mjekët të shtojnë kujdesin për klientin tim. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. Nuk është në gjendje të flasë. provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj. S'ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S'më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë. 

Zeni Qinami, avokati mbrojtës i Eljon Hatos

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. 

Masat e sigurisë afër spitalit ku ndodhet Martinaj

Ende në kërkim Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjon Alushi
Në lidhje me ngjarjen, dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim. Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata nga viktima Fabian Gaxha disa përpara masakrës në një lokal nate. Në kërkim mbeten Merviol Bilo, komandoja 41-vjeçar që dyshohet se vrau Gaxhan, biznesmeni Ervin Mata si dhe Fabiol Alushi, të cilët kanë qenë të tre në një tavolinë në ambientet e lokalit "Monopol", në pronësi të Redi Popescut i cili është bërë dëshmitar i kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
‘Si e ka emrin ky? Emiliano?’, gafa e avokatit të Eljon Hatos, gazetarët i vijnë në ndihmë (VIDEO)

TIRANË– Është zhvilluar në spital seanca për caktimin e masës “arrest me burg” për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Pas seancës për Haton, avokati i tij mbrojtës tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj ngjarje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes. 

Por para prononcimit të tij për mediat, avokati Zeni Qinami ka bërë një gafë, për të cilën i erdhën në ndihmë gazetarët e pranishëm.

“Si e ka emrin ky? Emiliano, si e ka?“- ka thënë para kamerave avokati Qinami. Por gazetarët i kanë ardhur në ndihmë duke i thënë emrin e klientit të tij.

Gjatë gjithë kohës, avokati nuk përmendi më emrat e personave që ai përfaqëson, duke i quajtur Martini dhe Hato.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trim: 08/02/2019 18:43

    Ky visi ca denimi mori tashi?

    Përgjigju
  • Trnakopi: 09/10/2018 16:39

    I vetmi gabim ( nese mund te quhet si i tille - dhe qe permirsohet shume lehte) - eshte fakti i ikjes deri me tani nga ana e Komandos-it. Per hesap timin ai duhet te dorezohet sa me shpejt - dhe brenda 3-4 muaj hetime do te jete i lire ( kuptohet kariera e tij ne forcat kunka sherby do te perfundoj - koha e paraburgimit do ti llogaritet ne denim per armebajtje pa leje eventualisht dhe mos dorezim ( kjo arsyetohet jam shqetesuar eth).

    Përgjigju
  • Adil: 07/10/2018 23:03

    Ky visi dhe gjithe atyre legeneve yi behet mire. Madje shprewoj shume qe komandot te nisin nje beteje te fshehte ti fshijne keta plera. Komandot (aq me shume ata qe kane qene bashke ne beteka si Irak) kane nje kod te tyre te brendshem qe mbrojne me jete njeri tjetrin. Si te tille, shoket e komandos do ta marrin hakun e sdo kuptojne nga do i vije plumbi.

    Përgjigju
    • Saikeq tahiri: 08/10/2018 10:37

      Mos shiko shume filma o adil.komandot shqiptare jane legena qe kur shkojne jashte shtetit jane vetem roje objekti.ky biloja nga shoket te ruhet sepse ata mund tja futin.ky banditi ervis martini do hedhe para te madhe shperblim.nejse,ky iu dha nje mesim te mire rrugeceve te tiranes.mbare e mire ti veje dhe do zoti mos te vriten te pafajshem

  • Faiku: 07/10/2018 21:53

    Cdo bandit ka nje kulm suksesi dhe pastaj merr te tatepjeten. Martini do mundohet te ngrihet serish por eshte thjesht nje kufome qe ecen. I shpetoi nje grupi komandosh, por jo per shume kohe. Drejtesia duhet te fillonte qe nga vrasja para kamerave ne dajt. Nga lirimi i killerit Emiljano Tashos e deri tek akuza per gjyqin e Shullazit. Ervis Martinaj qe ate dite eshte bere me pordhe ne zemer. Le te fryhet ne publik, por frike ka si nje qen i rrahur. Popeskut ju corr maska e bisnesmenit, duhet te pergjigjet per kokainen qe trafikohet ne Barin e tij. Te gjithe keta jane te perkohshem, frika dhe vdekja i ndjek nga pas.

    Përgjigju
  • Ilo: 07/10/2018 18:57

    Gjykates dhe prokurore plehra ,ndersa avokatet ate pune kane ta mbrojne klientin dhe te marrin parate ,nuk besoj qe dy hyj gjemb ne kembe as kesaj radhe Ervis Martinajt sepse gjithcka mbeshtetet mbi rrefimet e Redi Popeskut vetem po ndryshoi dicka Gledion Hoti nga pala tjeter.

    Përgjigju
  • Enver hoxha: 07/10/2018 16:32

    Avokatet ne kohen e sotme jan shtresa me e ulet e shoqeris..

    Përgjigju
  • Shkodrani: 07/10/2018 14:17

    Po ky esmeraldo hato vrau nje djal te ri plagosi nje tjeter, porositi nga burgu vrasjen e mjekut edhe e keni liru nga burgu e gjindet ne mes te bllokut!!!! Mjer ne ku jetojm ky duhet te ishte burg perjet minimumi me ato akuza

    Përgjigju
    • limit: 08/10/2018 10:22

      Fiks. te hetohet pak procedura qe e kane lene te lire kete se para 3 vitesh akuzohej jo para 30 vitesh. Ca mos bejne keshtu keta kur dalin per 2 apo 3 vjet

  • Labi: 07/10/2018 13:18

    Ike o martin se je me fat q je gjall e mos t duket vetja i pa prekeshem se ke lek e ke ber na ca vrasje ordinersh se n tiran ha plumbi pa e kuptuar t vret nje q ti se pret kur ..respetk per komando bilo..

    Përgjigju
  • Ari: 07/10/2018 13:09

    Tirana te ha koken mor djal mos bej si gatip kot o cun se ha plumin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj