Mashtrim në shuma të mëdha dhe drogë, ekstradohen dy shqiptarë nga Gjermania dhe Greqia
Interpol Tirana ka ekstraduar dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për veprat penale të ‘mashtrimit’ dhe ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Gjermania ka dorëzuar shqiptarin, që mashtroi në shuma të mëdha.
Interpol Tirana ka ekstraduar dy shtetas nga Gjermania dhe Greqia, të dënuar për veprat penale të ‘mashtrimit’ dhe ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Bëhet e ditur se është kryer ekstradimi nga Frankfurti/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Shefki Lusha, 49 vjeç, lindur në Dibër.
Shtetasi Shefki Lusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal nr. 3969, datë 16.11.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burg për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Shtetasi Shefki LUSHA ka mashtruar shtetasit D.R, Q.B., A.R, dhe S.E., duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do tua kthente, por pasi u ka marrë lekët këtyre shtetasve është larguar jashtë vendit.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:
- Vasil Dervishanji, 45 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi.
Në datë 01.12.2013, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje nga R.SH gjatë kontrollit në makinën tip Mitsubishi të drejtuar nga shtetasi Vasil Dervishanji, u sekuestrua 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit mariuanë.
Shtetasi Vasil Dervishanji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 26.12.2014, pasi Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë me vendimin nr. 79 datë 22.06.2012, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën veprën penale "Trafik të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a/1 e 22 i Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
63%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 710
Lajme të tjera
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
EMRAT/ Të dënuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia në vendin tonë 3 persona
14 Prill, 13:32
-
I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani
9 Prill, 10:33
-
Në kërkim të provave e kriminelëve në gjithë globin, SPAK dërgoi 123 letërporosi në 2023, drejt Francës kërkesa rekord 30! U kërkuan 39 ekstradime
6 Prill, 15:28
-
Ekstradohet nga Koreja e Jugut vrasësi i taksistit në 1995! Ervin Shahini prej 13 vitesh fshihej në Seul, ishte martuar me një grua koreane
6 Prill, 10:42
-
Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në Rubik, arrestohet 55-vjeçari në Itali! Pritet ekstradimi në vendin tonë
3 Prill, 11:57
-
Vodhi ne 2015 filialin e bankës në Shijak, arrestohet pas 9 vitesh në Itali (Emri)
16 Mars, 13:29
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari (EMRI)
16 Mars, 11:30
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)
13 Mars, 09:15
-
FOTO/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti
7 Mars, 15:12
-
Ekstradohet nga Kosova 'baroni i drogës' Gëzim Çela! Në Morinë i dorëzohet RENEA-s nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
7 Mars, 11:36