Masakra e Selenicës/ Monstra filmoi viktimat pas ekzekutimit, policia i gjen videot në celular

SELENICE - Ritvan Zykaj, 24-vjeç, rezulton se pas krimit makabër me tetë viktima ka filmuar masakrën e kryer me dorën e tij. Pasi ka shkrepur plot 18 plumba automatiku mbi trupat e 8 viktimave pjesëtarë të fisit të tij në Resulaj të Vlorës, ai ka filmuar me telefon celularë masakrën. Burime pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se në telefonin e autorit janë gjetur video të viktimave pas ekzekutimit barbar me kallashnikov. 

E teksa largohej nga Kodra e lagjes Resulaj në të cilën banonin prej 25 vitesh familja e tij së bashku me të afërmit që ai vrau, videon e masakrës me viktimat e shtrirë në oborret e banesave ja ka dërguar një të afërmi në Messenger-in e Facebook. Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar celularin e Ritvan Zykajt nga ku rezulton video e plotë e masakrës dhe komunikimet e fundit që ai ka bërë me të njohur dhe postimet në rrjetin social Facebook.

Zykaj sapo u arrestua mohoi të kish qenë ai personi që kish komentuar në Facebook me fjalët banale: “Na keni carë k…”, por hetimi ka zbuluar se telefoni celular është përdorur vetëm nga ai. Gjatë arrestimit 24-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit ndërsa atij u sekuestruar arma e krimit automatik kallashnikov dhe telefoni celular.

Të hënën Zykaj do të dalë para Gjykatës së Vlorës aty ku ndaj tij prokuroria ka kërkuar arrest me burg deri në përfundim të hetimeve si dhe një ekspertiza psikofizike për të kuptuar nëse ka apo jo probleme mendore. 

48 orë pas ngjarjes dhe 24 orë pas dhënies së lamtumirës së fundit viktimave, përreth tre shtëpive të viktimave pllakos heshtja. Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

EMRAT DHE LIDHJET E VIKTIMAVE ME NJERI-TJETRIN

1- Demir Zykaj, 75 vjeç (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Perrie Zykaj, 78 vjeç, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
4- Vasilika Zykaj 40-vjeç, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 15 vjeç (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 8 vjeç (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj 49-vjeç (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj 47-vjeç (Gruaja e Azemit)

Viktimat e masakrës në Resulaj të Selenicës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/08/2018 16:31

    Baj gë!

    Përgjigju
  • Faik: 12/08/2018 14:34

    Surrat i Pështirë prej KRRIMINELI!!! Po si mund të VRASËSH 8 Njerëz të GJAKUT tënd dhe t'ju bësh edhe Foto të VDEKUR !!!??? Ky është KANIBAL , që duhet ti pritet MISHI me Gërshërë dhe pastaj t'ja u hedhësh QENËVE të Rrugës! Ky Nuk Meriton të Jetoj asnjë ditë në BURG , por duhet të VDESI në mënyrën më ÇNJERËZORE. Po si mund të Vriten 8 Kushurinjë për Punë PULASH dhe VEZËSH O DITËZI ??!!! Petrit HAJDUT VASILI me Ardjan BANDIT FULLANIN ju kanë VJEDHUR dhe GRABITUR 3 MILJON Shqiptarëve të Paktën nga 50 PULA për KOKË , dhe asnjë SHQIPTAR NUK Guxon ti dalë përpara dhe ti thotë O KRYE HAJDUT më ke VJEDHUR dhe më ke GRABITUR !!!!!!????? Del HALABAKU Kanibal dhe bëhet GANGËSTER duke VRARË Plakun 80 Vjeç , Plakën 75 Vjeçe dhe Fëmijën e Vogël 8 Vjeç dhe të Motrën e tij 14 Vjeçe !?!? Këtij KUÇEDRE duhet ta TORTUROSH si mos më keq .

    Përgjigju
  • GONI: 12/08/2018 14:16

    ATE MONSTREN NE LITAR TI DALI SHPIRTI NGA B*THA POLICI I ZONES TE FUTET NE BURG

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet