Dekorimi i senatorit italian bën bashkë Metën, Berishën dhe Bashën

Dekorimi i senatorit italian bën bashkë Metën, Berishën dhe Bashën

Meta me Pier Ferdinando Casini-n

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi senatorit italian Pier Ferdinando Casini dekoratën e lartë “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë ishin të pranishëm ambasadori i Italisë, Cutillo, kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë.

Meta në fjalën e tij u shpreh se senatori Casini është një politikan i shquar italian e mik i provuar të Shqipërisë. Presidenti theksoi se  Casini ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik.

Casini përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit. Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane. Casini ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Casini ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri. Italia është partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planëshe e jashtëzakonisht njerëzore. Dimensioni politik dhe ekonomik i tyre janë në rritje dhe në interes të të ardhmes të dy vendeve. Italia është partneri kryesor e i pazëvendësueshëm, tradicional e natyral ekonomiko-tregtar.

Një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë. Senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian. Në këtë vit të Skënderbeut, intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë. Pas viteve 90’ Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Shqiptarët në Itali kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë. Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të Sanremos, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot. Shpreh mirënjohjen e thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare

President Ilir Meta

Ndërsa senatori Casini u shpreh se dekorata nuk i dedikohet vetëm atij por marrëdhënieve të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë.

Falenderoj Presidentin Meta për vlerësimin me dekoratën "Nënë Tereza". Presidenti Ilir Meta mik i imi personal dhe një mik i madh i Italisë. Presidenti Meta kontribut të madh për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve. Dekorata nuk më dedikohet vetëm mua por marrëdhënieve të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë. Shumë është bërë por më shumë ende mbetet për t'u bërë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Duam një Shqipëri europiane, të anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shqipëria në BE, një faktor stabiliteti për të gjithë rajonin. Italia ka mbështetur dhe do mbështesë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Pier Ferdinando Casini

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oooo: 23/04/2018 17:34

    Gjynah te shktetet ,kan patur kohe pa u takuar qent.Me siguri kan kurdis ndonje gje antikombetare.ANTI ShQIPTARET e lindur.

    Përgjigju
  • blenard: 23/04/2018 13:33

    keta bashk kan qen gjithmon ne vjedhje e vrasje!

    Përgjigju
  • TanI: 23/04/2018 12:58

    Një nga një po i dekorojë të gjithë dhelprat e politikës Italiane ne një kohe që një pjesë e madhe e popullit Italian po mundohen ti zhdukin nga politika. Jemi gjithmonë një hap me kohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore