Ministri Ahmetaj: Kemi një ulje historike të papunësisë

TIRANE-Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj përmes një konference për shtyp deklaroi sot punësimi në Shqipëri vijon trendin rritës, ndërsa ka një ulje historike të nivelit të papunësisë.

Sot është publikuar raporti i INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 %. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë.

Arben Ahmetaj

Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90, sipas INSTAT. Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve, bën me dije INSTAT.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 11/06/2018 16:40

    Jo po palaco si puna juaj Paloqe qe mbajtet 500000 shqiptare te varfer po shih mo legen se kroate rumune, serbe, greke kane levizur nga vendi i tyre gjate viteve te fundit opozitare idiote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë