POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ministria e Shëndetësisë vijon me nismën për vizita dhe syze falas në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier

Nisma për vizitat dhe syze falas në Fier

Me një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se pas Shtëpive të të Moshuarve në Tiranë, Kavajë, Gjirokastrës dhe Shkodër  vijon nisma për vizitat e specializuara dhe syze falas për Shtëpinë e të Moshuarve në Fier. 58 të moshuar kryen vizitat e specializuara okulistike dhe u pajisën me syze të posaçme sipas nevojës.

Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit Korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend.

Pak ditë më parë banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, të moshuarit që banojnë në qendrën rezidenciale të Kavajës, Shkodrës si dhe të Gjirokas përfituan vizitat e specializuara dhe syzet falas. Nisma e Ministres Manastirliu do të vijojë me të gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale.

 

Ministria e Shëndetësisë vijon me nismën për vizita dhe syze falas në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier

an.el.
Komento