Miqtë me 4 putra në 'Rreze Dielli', ja disa këshilla si të kujdesemi për ta

Emisioni i mëngjesit  "Rreze Dielli", ndryshe nga çdo ditë tjetër kishte në studio 2 miq tepër specialë. 4 putroshët , Ulka dhe Ziko erdhën së bashku me pronarët e tyre të cilët dhanë këshilla për  gjithë kafshëmbajtësit mbi mënyrën e kujdesit ndaj kafshëve shtëpiake.

Kornelia Veterinere dhe Arbri edukator për sjelljen e qenve shprehen se shumica e atyre që vendosin të marrin një kafshë shtëpiake, kryesisht qen apo mace nuk dinë si të sillen me ta

Personat kërkojnë që qeni i vet të bëjë këto komandat e lezetshme ulu, ngrihu, më jep dorën , por pa patur qenin stabël. Një qen së pari duhet të jetë stabël nga ana psikologjike, nga ana fizike.Shoh që shumica e pronarëve që kanë një qen jostabël janë ata që shëtisin me trupore. Truporja është shpikur që herët për qentë e slitave apo qentë e punës që të tërheqin njerëzit. Ne gjithmonë rekomandojmë qafore ose litar trajnimi që vendoset në pjesën mbrapa veshit të qenit dhe ke mundësi të komandosh kollaj kokën e qenit kur ai tërheq apo bëhet kurioz më shumë seç duhet.90 % e pronarëve që blejnë një qen ose e adoptojnë nga rruga nuk ia kanë fare haberin se ccfarë pune kërkon ai qen.

Arbër Tërvoli, edukator i sjelljes së qenve

Së fundmi në vendin tonë po shtohen dita ditës adhuruesit e kafshëve të cilët zgjedhin të marrin dhe të bashkëjetojnë me një një të tillë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena